Mustafë Krasniqi: Ëmbël i këndoje lirisë

Mustafë Krasniqi

ËMBËL I KËNDOJE LIRISË
(Naim Gubetini)

N’kohën e zjarrët,
kur shkrumbohej toka, ti,
pafrikë hyre n’radhet e atyre
që kërkonin të vdisnin për liri!

Ëmbël i këndoje lirisë,
kufijtë e përgjakur i theve,
me opinga të grisura
për ta bërë atdheun e lirë!

Në kohën kur flisje me Qyqavicën,
të thërrisnin ilegalist n’shtëpinë time,
që atëherë the: ne do ta fitojmë luftën
po që vdekjet do të jenë të shumuara!

Shokë, idealist i etnikumit,
sot kur na duheshe ti,
filozofia e jote,
na ike për në amshim.

Çuditërisht, sot, pa të pyetur vdekja
t‘mori tinxisht, në mes të rrugës,
ku me krenarin tënde na thoshe:
duajeni atdheun, pa të nuk ka jetë!

Lamtumirë…
shok, idealist i etnikumit,
rrugë e mbarë për n’amshim!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *