
Poezi nga Mustafë Krasniqi
N’ BUBULLIMAT E KOHËS
(Masakra n’Reçak)
Therje deri në palcë n’Reçak
Njerëzit e paqes, që kërkonin dritë
Nga mizorët, që bën kasaphane
Në fushën e pritjes së lirisë!

Në bubullimat e kohës
Mbi të pafajshmit
Fashistët e shëmtuar
Masakruan edhe fëmijë!
Pesëmbëdhjetë janari
Vije e shkon me dhimbje
Rrekat e gjakut ende
Dëshmi e mizorëve, kanibal.
N’Reçak e kudo në tokën Dardane
U bën batare mbi gra, pleq e fëmijë
Nga mizorët që kishin frikë.
për t’u përball me UÇK-në.
Edhe sot, mizorët bëjnë luftë
Për të fshehur krimin n’sy t’botës
Evropa heshtur rri symbyllur
Mizorët nuk i ndëshkon!
Evropa lakuriqe, si dikur
Drejtësinë e vret n’heshtje
Përqafon mizorët kanibal
Dënon ushtarët e lirisë.
E deri kur kështu ti Evropë e zezë
Në mbrojtje të mizorëve kanibal
Një ditë do të vret ndërgjegjja
Kur do të flet gjaku i paqedashësve?
Evropë fol me gjakun e fëmijëve
zërin e William Wallkerit n’Reçak
që preku gjakun e njomë, me lot faqeve
të fëmijëve të masakruar nga mizorët.