Nderim i veçantë – mikut të veçantë Robert Dol

Nga Hydajet Hyseni

Pushofsh në paqe Bob Dole - miku ynë i shtrenjtë - përjetësisht në kujtesën  tonë! - DRINI.us
enatorit amerikan Robert Dol

Nderim i veçantë – mikut të veçantë Robert Dol!Lajmi për ndarjen nga jeta të Senatorit amerikan Robert Dol, edhe pse nuk ishte i papritshëm, ka prekur veçanërisht, gjithandej dhe jo pa arsye, zemrat e shqiptarëve. Duke qenë Hero i Amerikës dhe, përgjithësisht, luftëtar i përkushtuar dhe i mirënjohur për lirinë, demokracinë, drejtësinë dhe barazinë, Robert Dol u dëshmua dhe u shqua si mbështetës dhe përkrahës i pakursyer dhe i sukseshëm edhe i përpjekjeve titanike të shqiptarëve të shumëvujatur, të ndarë e të copëzuar, të shtypur e të shfrytëzuar. Jo rastësisht, njerëzit tanë e trajtonin personalitetin e tij të mirënjohur, siç e shqiptonin edhe emrin e tij, si pjesë të nderuar të familjes shqiptare…Shuarja e një fryme të tillë të flakët liberatore, paqedashëse dhe humaniste është humbje e madhe për të gjithë popujt që aspirojnë paqe, liri, drejtësi e barazi.Bob Doli ishte nga miqtë e mëdhenj që kanë zënë vend dhe kanë lënë gjurmë të thella në zemrat e atdhetarëve shqiptarë pa dallim.Miqtë e vërtetë, si Senatori Robert Dol, mbeten miq të përheshëm, ngase edhe pas tyre rron përjetë miqësia pavdekshme.

Ist möglicherweise ein Bild von 3 Personen