Në Grahing filloj mësimi në gjuhën shqipe

Në Garching afër Mynihut, në prani të  kryetarit të Lidhjes së Arsimtarëve dhe Prindërve Shqiptarë në Bavari, (LAPSH), z. Milazim Ukaj, prindërve dhe të mësimdhënëseve: Valentina Coli dhe Xhevahire Sylejmani u hap klasa me mësimin plotësues në gjuhës shqipe.

Fotografia e Lapsh Bavari

 Hapjes së kësaj klase i dhanë emocion të papërshkruar, me fytyra të buzëqeshura nxënësit të cilët për herë të parë filluan mësimin plotësues në gjuhën shqipe, me mësuesen Valentina Colin, ku mësimi do të mbahej në ditën e enjte. Po ashtu zotimi i mësuese ishte: Me një përgjegjësi të madhe do të jem në detyrën e shenjtë të mësuesisë, njëkohësisht dhe për t’i ofruar bashkëkombësit një besim se mësimi plotësues do të jetë edhe një aftësi më tepër për nxënësin”.

Hapja e klasës u bë në mënyrë solemne, në prani të prindërve dhe kryetarit Ukaj, ndërsa nxënësve ju shpërndan librat nga LAPSH-i, të sponsorizuara nga Ministria e Diasporës së Republikës së Kosovës.

Fotografia e Lapsh Bavari

Për këtë emocion të këndshëm dhe shpresëdhënës, për komunitetin tonë të mërgatës shqiptare, Ukaj nxënëseve ju uroj mësim të mbarë, po ashtu i falënderoj edhe prindërit për angazhimin e tyre  në mbështetjen e mësimit plotësues në gjuhën shqipe, ku ndër tjera tha: “Qëllimi ynë është që sa më shumë të kemi fëmijë në shkollën shqipe dhe për këtë shfrytëzoi rastin t’i ftoj të gjithë bashkëkombësit, prindërit shqiptarë, të na bashkohen në këtë angazhim, sa human aq edhe kombëtar. Pra, kërkojmë që prindërit të cilët i kanë fëmijët në shkollën vendase, të mos hezitojnë t’i sjellin edhe në shkollat shqipe me mësim plotësues Po ashtu të bashkuar të arrijmë deri te vetëdijesimin i bashkëkombësve, për të nxit fëmijët që të jenë pjesë e mësimit në gjuhën shqipe”

Në fund nxënësit u ëmbëlsuan me ëmbëlsira, të cilat i kishin përgatitur prindërit e nxënësve të shkollës shqipe në Garching.

Redaksia