Nga Ilmie Durmishi Islami,
Pas një angazhimi të madh të LAPSH-it, të kryetarit të saj z. Milazim Ukaj, të kryetarit të Këshillit të Prindërve z. Arif Arifaj dhe mësueses Ilmie Durmishi Islami, së bashku me grupin punues: Sefer Kadriaj dhe Florim Avdyli, u mundësua hapja e dy klasave në gjuhën shqipe, gjithsej më 45 nxënës, të cilët do të vijojnë mësimin plotësues në gjuhën shqipe.
Në këtë ceremoni të hapjes së klasave i pranishëm ishte Konsulli i përgjithshëm z. Afrim Nura dhe kryetari i Këshillit të Prindërve të LAPSh-it z. Arif Arifaj. Ku z. Nura, para nxënësve dhe prindërve, foli për rëndësinë e mësimit plotësues në diasporë, për gjuhën e cila është si faktor kyç në mbijetesën e një komuniteti, në ekzistencën e tij, për t’u mos u asimiluar dhe më tej shtoi: “Integrimi nënkupton të barazohemi në këtë shoqëri , mirëpo, pa i humbur vlerat tona kombëtare që ne i kemi. Ato duhet ruajtur e kultivuar duke i vu në pah, përmes paraqitjes së kulturës sonë, përmes një poezie, kënge, valle e tjera, gjë që për këtë vendet pritëse dinë ta vlerësojnë“, tha z . Nura.
Më pastaj z. Arif Arifaj u bëri thirrje prindërve që mos të hezitojnë por t‘i dërgojnë fëmijët në shkollë, me qëllim që t‘i mbrojmë nga asimilimi i mundshëm. Kurse mësuesja znj. Durmishi informoj nxënësit dhe prindërit me programin mësimorë, po ashtu dhe për rëndësinë e mësimit plotësues dhe për përfitimet që do të kenë fëmijët me të mësuarit e gjuhës amtare; Të cilët përpos që do ta flasin dhe shkruajnë, ata do ta ruajnë identitetin dhe do të identifikohen se janë shqiptarë”, tha Durmishi.
Andaj, ne, nuk duhet të kemi frikë nga fëmijë që mësojnë gjuhën amtare, përkundër saj fëmijë të cilët e flasin dhe shkruajnë mirë gjuhën amtare do të jenë më të suksesshëm në gjuhën vendore-gjermane. Pra, ta ruajmë gjuhën tonë, e cila është gjuhë e lashtë dhe e bukur! Për këtë, qëndrimi i prindërve është shumë me ndikim për inkurajimin e fëmijëve, që ata të jenë pjesë e mësimit plotësues në gjuhën shqipe. Dhe, për këtë kërkoj nga prindërit të angazhohen sa ma shumë, që është e mundur, në shtimin e numrit të nxënësve dhe hapjen e klasave të reja, tha Durmish.
Në fund të ceremonisë u mbajt një koktej rasti i organizuar nga prindërit, veçanërisht duke falënderuar firmën “A+S Bau” Sefer Kadriaj Benningen, për kontributin e dhënë për shkollën shqipe, i cili dhe bëri shpërndarje të dhuratave për nxënësit të cilët ishin të pranishëm dhe do ta vijojnë mësimin plotësues në gjuhën shqipe!