NOSTALGJI PËR DASHURI

Përmbledhja Poetike nga Haziz Hysa

KOHA

Koha më shkakton ankth
Ajo ec e unë plakem!
Kur i shoh njerëzit duke ecur,
Them nuk jam as unë i humbur!
Çuditem se si mund ta bjerrim kohën.
Kur shoh diellin si zbret pas kodre.

Kohë mizore sa pak më ke dhënë nga vetja.
Sa shumë t’mira e t’këqija ke marrë prej meje.

UNË …!

Unë ec,
Unë udhëtoj,
Në raste edhe vrapoj!
Hapat e mi nuk garojnë!
Soditja më bën të mendoj,
Leximi më fal njohuri në këtë botë.
Shkrimet e mia,
Nostalgjinë e rrisin me mallë!
Të kaluarën e dëftojnë si prrallë!
Kur mendoj,
Qenia fluturon në ide!
Frymëzimet rriten për një kohë të re!

Ç’ËSHTË NJERIU?

Një i huaj në tokë,
Si një qenie më e përsosur!
S’mund të jetë i qetë,
Pa e shëtitur, i harlisur, botën!
Njeriu është dikush… që kudo vete.
Ka nomad jete, burgu e ndjekë si hije!
Për t’ua lënë të tjerëve krimin,
Që ta hedhin në ajër, tokë dhe ujë.
Trupi i njeriut është i përkohshëm?
Edhe dëshpërimi i lidhet me të përkohshmën!
E harrojnë shpirtin duke ngarendur …?
Pas përsosjës së trupit pas shumë viteve.

NOSTALGJI PËR DASHURI

Nuk të shikoj
Me sytë e mi,
Nga kjo largësi.
Por dashurinë,
Dhe mallin për ty;
E kam gjerë në përjetësi.

Në këto vite të errëta,
Humbi edhe rinia!

Zog shtegtar na iku jeta
Në dallgët e mërgimit,
Vështirë futet pleqëria,
Edhe qiellin e mbulon errësira!

ZONJËS NGA DUSHKAJA

(Gruas, Igballe Hysa, me
rastin e pensionimit!)

Ju jeni dridhja ime,
Loti im, shpresa ime,
Mëngjesi im ……!
Me zemër të vluar,
Trupin e copëtuar,
Gjakun e mëritur çdo ditë.
A nuk ishte fat i popullit tonë?
Fat i kombit tonë,
Një mal me pikëllim.
Plotë tri dekada në largësi,
Përjetuam unë e ti.
Në mes, një kala me gur dashurie!

POROSIA E PLAKUT

Do të shkoj,
Në një botë tjetër.
Po në fund …!
Kjo s’ka rëndësi.
Nuk vuaj shumë,
Për cikël të përmbyllur?
Dua ta mbyll me nder
Dhe faqe të bardhë!
Dhe të thuhet
Që la diçka ky njeri …!
Lash një mësim
Si duhet kërkuar NJERËZINË!

ELEGJI

(Viktimave të zhdukur
Gjatë luftës!)

Lumi i turbulluar,
I tërbuar aq shumë …?
Trupat në ty
Nuk u gjetën kurrë!?

Varreve iu thyen shpresat
Enigmë qe sa kohë?
Të vrarë, mbytur i kanë …!

Sot e asaj dite
në kërkim eshtrat janë!
Atë kohë vetëm sa nuk çahej qielli
E fundosej toka nga mizori!

KOSOVA JONË

Ah!
Kosova jonë e dashur e martire
Kështu si shkojnë punët nuk na ka hije
Të varfëritë po të braktisin padashje
Të pasurit po të shesin lirë e pa marre.

Ah! Edhe, ne, diaspora kemi faje plot
Vërshuan në migrim, kudo në botë
Të mjer e lamë atdheun e dashur
Rrugëtimin nëpër botë po e shoh me lot!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *