Nxënës të dashur, shkolla shqipe në Rosenheim ju mirëpret!

Shkruan: Mustafë Krasniqi

LAPSH-i në Bavari njofton të gjithë bashkëkombësit e Rosenheimit me rrethinë se mësimi plotësues në gjuhën shqipe do të rifillon që nga data 10.03.2022 (nesër) dhe do të mbahet çdo të enjte, nga ora 15-16:45,
Ne Mittelschule Luitpoldpark-
Wittelsbacherstraße 16
83022 Rosenheim, (
me mësuesen znj. Drenusha Istogu).
Ky njoftim bëhet për të gjithë ata prindër që kanë treguar interes, për t’i dërguar fëmijët e tyre në shkollën shqipe, për të qenë pjesë e mësimit plotësues në gjuhën amtare, që përmes saj të mësojnë për kulturën, historinë dhe traditën shqiptare, që përmes tyre ta ruajnë gjuhën identitetin kombëtar.
Pra, ftojmë të gjithë bashkëkombësit, aktivistët, shoqatat e bizneset që veprojnë në këtë drejtim, që së bashku të jemi pjesë e përbashkët e këtij rrugëtimi, për rritjen e numrit të nxënësve dhe dërgimin e fëmijëve në shkollën shqipe.
Informacione shtesë mund të gjeni në Webfaqën e LAPSH-it në Bavari www.shkolla-shqipe.de, përmes mediave sociale Facebook dhe Instagram apo përmes e-mailit info@lapsh-bavari.de.
Të interesuarit, bashkëkombësit e Rosenheimit me rrethi, mund të drejtohen në e-mailin e koordinatorit: koordinatori@lapsh-bavari.de, Mustafë Krasniqi, për të qenë më të informuar, për atë çka ju keni interes.

Të nderuar prindër, nxënës të dashur, nesër me shpresë e kënaqësi ju mirëpret mësuesja, Drenusha Istogu!
Nxënës të dashur, shkolla shqipe ju mirëpret në Rosenheim!
Prindër të respektuar, nxitni fëmijët ta duan e mësojnë gjuhën amtare-shqipen e bukur!

Lidhja e Arsimtarëve dhe Prindërve Shqiptarë (LAPSh-i) në Bavari, çdo prindërit, që ka fëmijët për shkollën shqipe, i thërret që fëmijët e tyre ta vijojnë mësimin në gjuhën amtare, me qëllim të ruajtjes dhe njohjen me kulturën, historinë e atdheut!