PLUMBI QË TË QËLLON PAS SHPINE NGA ‘’MIKU’’

(Goditja e atdhetarëve nga dora e të pabesëve)

Rudi Berisha

Nga Rudi Berisha

Prishtinë- 29 mars – Ne udhëtojmë nëpër rrugët e atdheut. Kemi udhëtuar disa herë të vetmuar dhe, ka raste qe kemi udhëtuar  me miqtë tanë. Sot jemi duke jetuar në një kohë, kur i pabesi të lidh me litarin e padrejtësisë, i paditur të prangos me shpifje dhe me të pavërteta dhe, ai qe thirret pak si ma i ditur, të godet më plumb pas shpine. Ne, asnjëherë nuk guxojmë të ndalemi në këtë rrugëtim-jete. Ne, nuk guxojmë as të heshtim për këto të vërteta qe na ndodhin në shoqërinë tonë të quajtur ‘’ konservatore’’.

    Rruga do vazhdoj, aq sa ka njerëz mbi këtë tokë, rrugët do jenë të ndryshme për çdo njeri, aq sa ka njerëz mbi këtë tokë, ka dhe mendime, ide dhe besa ka  rrënime, rrënimet vinë nga pjesa negative tek njeriu brenda ti.  Çka ushqen  brenda vetës, atë do ta kesh si frytë për rrugët, shoqërinë dhe jetën tuaj, ju që keni ushqyer brenda vetës energjinë negative, ju do shfaqni gjëra negative, ju që ushqeni brenda vetën energjinë pozitive, ju do dhuroni pozitivistet në mes njerëzve.

     Ne njerëzit jemi të krijuar të marim ca masa për mbrojtjen e moralit, karakterit, dinjitetit dhe jetës tonë. Ne si shoqëri jemi në krizë të madhe për një mik a po mike të sinqertë dhe të vërtetë. Ne jemi në krizë për ca miq, ku mund të shprehim hallet tona, dhimbjet tona dhe të kemi një port të besimin ose një dhomë rrëfimi që të zbrazim shpirtin tonë, atëherë kur jemi mbushur nga problemet dhe padrejtësitë që na përqafojnë. Ne nuk është qe dikujt nuk i besojmë, por ky dikush në rastin e parë që hidhërohet me ne, të gjithë besimin, mirëbesimin qe i kemi treguar na kthen si një plumb që na bënë të jemi të rrënuar nga të bëmat tona (gabimet ose dobësitë tona gjatë jetës), na bënë e na shtrinë për dhé me armën që vet i kemi mbushur plumba atij.

   Lufta jonë me e madhe ka qenë të mbrohemi nga armiku, sot lufta në shumë raste me e madhe është të mbrohemi nga disa që shtirën si ‘’ miq’’ e në fakt janë armiqtë tanë me të përbetuar. Ky soj njerëzish janë vërtetë të rrezikshëm, janë si ata hijet e zeza qe të godasin natën dhe të vajtojnë ditën.

   Të gjithë kur i pyet një nga një, të gjithë thonë: jemi të mirë, jemi të drejt, jemi ne ata qe kemi rrugën e bardhë dhe të vërtetë. – por përditë puna e tyre, rruga e tyre dhe veprimet e tyre çojnë ujë në mullirin e armiqve tanë, çon ujë në dobi të djallit të mallkuar dhe dëbuar dhe nga vet Zoti i Madh. Të tillë njerëzish kemi ne mes nesh, afër nesh dhe janë përballë nesh çdo ditë…

   Ne, shqiptarët  e mi, në asnjë mënyrë nuk guxojmë të ndalemi në rrugët dhe punët tona të dobishme dhe, të mbara për popullin dhe, atdheun tonë shqiptarë. Por ne duhet vazhduar rrugën, pavarësisht vështirësive, sakrificës dhe çmimit që do e paguajmë, këto rrugë shumë gra e burra, shumë trima e trimëresha ju ka kushtuar me kokë, kanë rënë në përjetësi vetëm e vetëm që populli të frymoi i lirë, atdheu t’i shijojnë ditët e bardha të lirisë, Shqipëria të jetë e bashkuar si një trung, si një shtet dhe të jetë vërtetë një Shqipëri pa lëngime, pa gjak por vetëm me të drejta të plota, të jetojnë e gjithë populli në demokraci pavarësisht bindjeve politike, fetare dhe ngjyrës a po racës, por të jetojnë të gjithë në Shqipëria, ata qe e duan Shqipërinë dhe e shohin si shtetin e tyre.

   Por një gjë duhet kuptuar, besuar se Shqipëria është vetëm e shqiptarëve, të tjetër (kombësitë tjera, minoritetet) mund të jetojnë si pakica me të drejta të garantuar me ligj dhe duke e zbatuar ligjin në të drejta të tyre pafundësisht.

     Disa armiq dhe ca nga mesi jonë të shitur (kokë-çmendur, spiun, tradhtar të kombit shqiptar) tek armiqtë, po mundohen që të jetojnë duke gllabëruar tokën e Shqipërisë, duke shkuar dhe në ekstrem, duke ja mohuar shqiptarëve tokën e tyre autoktone, duke u munduar që shqiptarëve të ja marin të drejtën dhe zotësinë për të tyren (tokën e tyre, tokën shqiptare-toka e Shqipërisë është vetëm e shqiptarëve), duke u munduar të fshin hartat, dokumentet dhe origjinalitetin me një fjalë të vërtetën për shqiptar dhe të shqiptarëve.

    Kjo e vërtetë gjatë historisë, kush ka guxuar të mohoj, të mundohet të fshi, të luftoj, kjo e vërtetë e Shqipërisë ju ka hëngër kokat të gjithë atyre të shiturve dhe armiqve qe kanë dashur ta pushtojnë ose të mbajnë të pushtuar Shqipërinë. Gjaku i të gjithë atyre fëmijëve, grave, burrave është mallkim dhe dënim për tradhtarët e kombit, për armiqtë e vet Shqipërisë, ky gjak është shpatë për koka të atyre qe e tradhtojnë dhe duan t’i shesin tokat e Nënë Shqipërisë.

    O ju disa njerëz (ju keqbërësit, spiunet dhe ju tradhtarët e kombit), nëse nëna të ka mallkuar, ti nuk do kesh vend askund, nëse Nëna Shqipëri të ka mallkuar dhe të ka dëbuar nga atdheu, ku as varrin nuk mund ta kesh në tokën qe linde dhe u rrite, nuk do ta kesh varrin këtu në atdhe, se ti tradhtove interesat (për interesin personal-sa i vogël dhe shpirt e mendje të ngushtë ke) dhe mohove dashurinë për Shqipërinë, ti do mbetesh si një qen endacak qe mbetet duke kërkuar një copë bukë rrugëve dhe, me pas ngordhë diku në një qoshe të rrugicave ose në lëndinat qe kur të kalon ndonjë kalimtar do të thotë: ‘’ Ai çfarë ere, paska ngordh një qen, sa era e keqe po i vie’’. Këta lloj njerëzish, tradhtarët e kombit, ata qe shesin interesat e Shqipërisë, të tillët do kenë këtë fat, fati i tillë është për njerëzit e lig dhe të shitur e tradhtarë.

   Ne do rrugëtojmë (shqiptarët punëtor, të drejtë, të vërtetë dhe shqiptarët që punojnë për popullin dhe për Shqipërinë Natyrale, shqiptarët qe janë në gjendje të paguajnë dhe më kokat e tyre) për të vërtetën dhe ditët e bardha për Shqipëri, rruga do jetë e rënd dhe e vështirë, jo kurrë e paarritshme. Në radhë të parë duhet të ndahemi, të vërtetët nga mashtruesit, të ndershmit nga mohuesit, atdhetarët nga tradhtarët, duhet të dimë kush është nga ne, kush nga ata, kur të ndodh kjo ndarje me pas rrugët do zbardhen, punët do ecin për se mbari. 

   Sot jemi në mjegull, se afër (na rrethojnë, shoqërojnë) veti kemi nga kokat e korbave të zi, rrinë me ne ditën dhe denoncojnë tek armiqtë natën. Punën që ne kemi bërë ditën, këta na e shkatërrojnë natën. Ne shumë herë kemi hasur në të tillë njerëz qe shtirën si miq, këta kanë një mision të qartë, duan të rrënojnë, shkatërrojnë dhe të vrasin me plumb pas shpine atdhetarët. Goditja e atdhetarëve nga dora e të pabesëve ka qenë dhe në të kaluarën është dhe sot, format dhe veprimet pak kanë ndërruar, por aktivitetit, agresiviteti i tyre është i dukshëm dhe i madh.

    Siç jemi betuar ne për drejtësi, për çlirim, liri ribashkim të tokave shqiptare, për ma shumë Shqipëri, ka disa qe janë betuar për mashtrim, pabesi dhe ma shumë tradhti kundër vendit të vet, kundër Shqipërisë. Lufta vazhdon, ne do fitojmë me Emrin e Zotit, tradhtaret do jenë të humbur në këtë jetë dhe në humbje përjetësisht.

     Kurrë plumbi i tradhtisë nuk dëmton këmishën e çlirimtarit, atdhetarit, shqiptarit qe punon dhe vepron për Shqipëri. Këmisha e tij e larë me gjak, ka ngritur në këmbë dhe shumë lisa qe janë bërë shembë, janë bërë gurë, janë bërë plumba qe kanë luftuar kundër armiqve dhe tradhtarëve të Shqipërisë, kanë dal fitimtar me flamurin kuq e zi para dhe në shpirt e të ngritur mbi kulla, të ngritur e duke valëvitur mbi Nënë Shqipëri flamuri ynë Kuq e Zi.

   Shqipëria është amanet, Shqipëria është amaneti i çdo shqiptari që i thotë  bukës bukë e ujit ujë. Të jemi të gjithë bashkë për sa me shumë çlirim, liri, për sa me shumë Shqipëri, për sa me shumë Kuq e Zi.

Sa me shumë këngë e përpjekje
Sa me shumë çlirim e me pak vdekje
Për një tokë e të dhurojmë shumë dashuri
Të gjithë të bashkuar për me shumë Shqipëri.