Në Neutraubling të Regensburg në landin e Bavarisë, u hap klasa me mësimin plotësues në gjuhës shqipe. Në prani të paprindërve, entuziazmi i nxënësve filloi me orën e parë për mësimin plotësues në gjuhën shqipe në rrethinë të Regensburgu.
Për hapjen e klasës, këtu, vlen të përmendet iniciativa e shoqatës miqësore Gjermano-Shqiptare, e cila përpos që dha kontributi e saj, ajo u zotua se do të jetë përkrahëse e shkollës shqipe në Bavari.

Mësuesja, Nevila Saja, në bashkëpunim me Kryesinë e LAPSH-it kanë arritur suksesshëm të hapin edhe një klasë me mësim plotësues në gjuhën shqipe, në Neutraubling të Regensburgut në landin e Bavarisë! Ndërsa, KMPGJSH-ja, ka mbështetur finalizimin e projektit me mjete të domosdoshme: Duke marrë përsipër sigurimin e klasës dhe me formularë për regjistrimin e nxënësve, për vitin 2018/19. Me Korrikulen e re Tiranë-Prishtinë 2018, si dhe me informacione tjera, ku dhe i ka dhuruar një komplet librash dhe ditarin e punës, mësueses Saja. Po ashtu ua ka premtuar se libra fals do t’ua shpërndajmë nxënësve, të cilat janë donacion nga Republika e Kosovës.
REDAKSIA