PRANVERA E KUQE

Shkruan: Mustafë Krasniqi

PRANVERA E KUQE

Mustafë Krasniqi

Atje rrugët n’përflakje ishin,
Prishtina u bë lumrrjedhës,
lajm pranveror 11 marsi, thanë:
n’kuzhinë pjatat u thyen.

Rrugët prush nga hijet vërdallë
N’përplasje me rininë n’Prishtinë,
E kënga buçiste, merrte qiellin
Me djem e vasha dorëpërdore.

Në ditën e 26, të marsit pranveror
Gotat thyheshin nga vera e kuqe,
Të patrembur shqiponjat e Demaçit
Lidhnin plagët e moçme të mortit.

Me buzë të plasariutra shkrumb
Rrugëve të Prishtinës, rinia studentore
Puthte pranverën e 81-shes pa frikë dhe,
Villte gjak për goje, i përplasur për tokë!

1 prilli zjarr dashurie i shpërthyer
Në kapjen e rrezeve të diellit
Mjegulla mbërthyer ishte
Rrjedhë e lumgjakut n’Prishtinë.

2 prilli përvëloi kohën n’zjarr shpërthyer
Mes britmave: “ja liri ja vdekje”;
Langonjtë ta marrin ikjen, nga kanë ardhur
Kënga shpërtheu n’kushtrim “besa-besë…”

Djem e vasha të pranverës së kuqe, të ‘81-shes
Nga torturat e shpirtzinjve të kohës
Nuk u thyen nëpër çelit e hekurta,
Që t‘ngrohta të bien mbi ne rrezet e dielli!

„Besa-besë“ me shpirtin e UÇK-së dhe,
Këngën e pranverës së kuqe, ‘81-shes
Po e gëzojmë të bukurën pavarësi, liri!