Në begatinë kulturës, arsimit e ndërgjegjes shqiptare, radhiten misionarët e gjuhës shqipe, mësuesit dhe veprimtarët shqiptarë në mërgatë, të cilët kanë vepruar e veprojnë me përkushtim e dashuri të madhe për gjuhën, letërsinë, historinë e kulturën shqiptare përgjithësisht, duke ua përcjellë këto vlera dhe duke u dhënë mësimet e nevojshme fëmijëve shqiptarë që po rriten larg atdheut.
Në krye të kësaj veprimtari sa arsimore e atdhetare qëndron i pa luhatur, i përkushtuar me zemër të pastër e dashuri të pakufishme atdhetare, profesor dr. Vaxhid Sejdiu, për të cilin nuk ka pushim, por vetëm, punë, veprim, organizim e përkushtim deri në vetëmohim. Kushdo që do të flasë e do të shkruajë për arsimimin e fëmijëve shqiptarë në mërgatë, duhet patjetër të theksojë punën, përkujdesjen, përkushtimin e veprimtarinë e gjallë të profesor Vaxhidit. Pa e theksuar punën e veprimtarinë e tij nuk mund të kuptohet historiku i veprimtarisë e rrjetit të shkollave shqipe në Zvicër, por edhe në mërgatën shqiptare në Evropë.(I. Ismaili)