PROFESOR SABAHAJDIN CENA

Bedri Halimi

Nga Bedri Halimi

PROFESOR SABAHAJDIN CENA

Ooooo Profi!
Ti herët adhuroje majet e majave
Me shall malësori e valle burrash
Na mësove në atdhe si shkohet
E si të mbetët atdheu në këngën tonë

Si në pergamenë flet ditari yt
Përse kaq fort erërat të rrahën Profesor
Çdo vend e njeh sa herë kthehesh
Me ty ndjehemi sigurtë edhe kur kemi zor

Asgjë s’mund të na ndodhë
Ti ke qëlluar i papërsëritshëm
Jo vetëm në kujtesë odash
Përjetësisht në histori mbete ti
Ooooo Profi!