Shkolla Shqipe në Zvicër hap pikën
shkollore të radhës, në Jonschwill të
kantonit të St. Gallen-it

“Shkolla Shqipe – Zvicër”
Sektori për informim

Nxënësit e shkollës shqipe në Jonschwil të Kantonit të St. Gallen-it së bashku me
mësuesen e tyre Nedreta Ademi

E vërtetë që jetojmë larg atdheut por ruajtjen e gjuhës amtare e kemi obligim moral dhe kombëtar. Prandaj në përpjekjet e vazhdueshme së bashku me Ambasadën e Republikës së Shqipërisë, në Bernë të Zvicrës, Shkolla shqipe në Zvicër ka arritur gjatë këtij viti të hap dhjetëra e dhjetëra pika shkollore ku fëmijët shqiptarë kanë filluar të mësojnë gjuhën e nënës.

Gjatë 2-3 javëve të fundit, edhe pse në kushte pandemie, në bashkëpunim me prindërit arritëm të hapim dyert e shkollës shqipe për fëmijët shqiptarë në këtë komunë. Një kontribut të çmueshëm ka dhënë veprimtari Basri Zeneli, i cili njihet në këto anë për aktivitetin e tij kombëtar. Edhe në javët në vazhdim do të vazhdohet me informimin e prindërve shqiptarë të këtij rajoni për arsye se rregullat e pandemisë kanë penguar në organizimin e mbledhjeve prindërore apo takimeve me karakter informativ.

Mësimi në këtë pikë shkollore zhvillohet çdo të mërkure nga ora 13:15 – 15:00 në shkollën “Primarschule Schwarzenbach”, adresa Schulstrasse 14, në Jonschwil të Kantonit të St. Gallen-it. Për të gjithë të interesuarit është dhënë edhe orari i shkollës shqipe, me qëllim që prindërit, fëmijët e tyre t`i orientojnë për të ndjekur mësimet në gjuhën amtare.

Nxënës të shkollës shqipe në Jonschwill, iu bëjnë thirrje bashkëmoshatarëve të tyre që
edhe ata ti vijojnë mësimet në gjuhën shqipe


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *