
Njoftim për Aplikim
Për inkuadrimin e mësueseve të rinj në procesin e mësimdhënies të gjuhës shqipe
Të nderuar kolegë/e,
Nisur nga fakti i kërkesave në rritje për hapjen e klasave të reja për mësimin e gjuhës shqipe në Konfederatën Zvicerane, “Shkolla Shqipe” në Zvicër, shpallë konkurs për mësues/e, në këto kantone: Baselland, Schwyz, Zug, Thurgau, Solothurn, Glarus, Schaffhausen, Appenzel, Tessin, dhe Zyrih. Tek ky i fundit do të hapen me dhjetra klasa të reja.
- Kriteret që duhen t’i plotësojnë kandidatët: a. Të posedojnë lejen e qëndrimit vjetor në Zvicër,
b. Të kenë njohuri elementare në gjuhën gjermane,
c.Të jenë të diplomuar në fushën e mësuesisë në insitucionet arsimore. Përparësi kanë mësuësit e diplomuar në degët gjuhë shqipe dhe letërsi, parashkollor, arsim fillor, pedagogji, histori, gjeografi, muzikë dhe arte të kulturës shqiptare. . - Dokumentacioni që duhet të dorëzojnë kandidatët:
- Kërkesa për aplikim (shtojca bashkëlidhur)
- Jetëshkrimi (CV – Curriculum Vitae) shoqëruar me një fotografi
- Diploma (Kopje)
-Vërtetimet e përvojës së punës
-Lejeqëndrimi në Zvicër
-Çertifikatat për kurset e ndjekura (Nëse e posedon një të tillë) - 3. Aplikimi dhe dorëzimi i dokumenteve të cituara më sipër do të bëhet:
a. Në adresën postare: Oberlandstrasse70, 8610 Uster, “Shkolla Shqipe” në Zvicër,
Ose të gjitha dokumentet e skanuara në PDF
b. Në adresën elektronike (e-mail) të Koordinatorit të “Shkollës Shqipe”:
vaxhid_sejdiu@hotmail.com
Afati i Aplikimit është i hapur nga data 10 korrik deri më 15 gusht 2021