Shqipëria turistike në edicionin 2022 të britanikes “Bradt Guides”

TIRANË, 15 nëntor/ATSH/ Shtëpia Botuese britanike “Bradt Guides”, e mirënjohur botërisht për guidat prestigjioze turistike ka përfshirë Shqipërinë në edicionet speciale të vitit 2022.Lajmin e bëri të ditur sot kryeministri Edi Rama, i cili veçoi këtë lajm të mirë për turizmin shqiptar. “Mirëmëngjes dhe me Shqipërinë tonë mahnitëse që në vitin 2022 gjen vend në raftin e edicioneve speciale të Shtëpisë Botuese Britanike, Bradt Guides, e mirënjohur botërisht për guidat prestigjioze, ju uroj një javë të mbarë”, tha Rama. Edhe më herët “Bradt Travel Guides”, i ka kushtuar artikuj mjaft të rëndësishëm turizmit në Shqipëri, duke orientuar turistët e huaj se çfarë duhet të vizitojnë kur ndodhen në vendin tonë. (ata, Agjencia telegrafike Shqiptare).

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *