NË QYTETIN E KRUMËS SË HASIT ËSHTË INAUGURUAR SHTATORJA E IMZOT PJETËR BOGDANIT

Shkruan: Lekë Mrijaj

Me 28 prill 2022 komuna e Krumës së Hasit të Bogdanit dhe banorët e saj permes pjesmarrjës së shumë mysafirëve nga Shqipëria e Kosova ka promovuar veprën e realizuar të shtatorës së Pjetër Bogdanit, i cili për ne shqiptarët, pas Gjergj Kastriotit-Skëndebeut, ishte dhe mbetet një legjendë e pamposhtur si dhe një simbol i gjallë dhe tejët i lavdishëm kombëtar, çlirimtar, politik, shpirtëror, kulturor dhe njerëzor.

Të pranishën në këtë evenimet promovimi kombëtar morën pjesë: prof. Enver Hoxhaj, ish zv/ministër i Kosovës, Imz. Dode Gjergji, Ipeshkëv i ipeshkvisë Prishtinë-Prizren, Imz. Angjello Masafra, Arqipeshkëv Shkodres, prof. Sabri Hamiti, studiues, prof. Aurel Plasari, studiues, Imzot Gjergj Metaj, Ipeshkëv i Rreshenit, z. Kadri Morina, biznesmen dhe sponsorizues si dhe të tjerë kryetar komunash nga Kukësi, Prizreni, Klina e intelektualet klinas, prof. Pal Canaj, prof. Dodë Ndrecaj, publicisti, Lekë Mrijaj, krijuesi, Vilson Culaj e prof. Ismet Sopi nga Llapushniku i Drenasit etj.

Paraprakisht në Sallen e Kulturës “Pjetër Bogdani” është mbajtur një Sesion shkencor ndaj me një fjalë pershëndese e hapi, z. Liman Morina kryetar i Bashkisë Hasit. Eventi promovues u mbyll permes disa pikave artistike muzikore.

Vlen të potencohët se edhe Prishtina e Pjetër Bogdanit, me 6 dhjetor të vitit 2019 në kuadër të 330 vjetorit të kalimit në amshim të këtij prelati e filozofi, ishte Dioçeza e Kishës Apostolike Prizren-Prishtinë, ne nivel studiuesish e klerikësh të Kishës së saj dhe të nivelit shekullar pjesmarrës permes një Tribune shkencore kanë shenuar e organizuar rivarrimin e tij simbolik në Kriptën e Katedrales “Shën Nënë Tereza” në Prishtinë.

Me atë rast pos veprimtarisë shkencore në sallen “BogdaniPolis” në Katedrale ishte organizuar edhe një meshë në përshpirtëri të Shkelqisë së Tij-imzot Pjetër Bogdanit, ku kishin marrë pjesë shumë Arqipeshkëv, Ipeshkëv, klerik të Kishës Katolike Apostolike Shqiptare (Nga Prointegra).