Takimi i  kryesisë së LAPSh-it në Bavari me Këshillin e Prindërve të Nyrmbergut

Të premten, më 24 shtator 2021, Këshilli i Prindërve të Shkollës Shqipe në Nyrnberg pati një takim pune, ku ishte e pranishëm edhe Kryesia e LAPSh-it në Bavari; kryetari, nënkryetari dhe arkatari. Ndërsa si temë diskutimi ishte analiza e vitit shkollor që lamë pas dhe përgatitja për vitin e ri shkollor 2021/22.

Këshilli i Prindërve në Nyrnberg pasi përshëndeti përfaqësuesit e kryesisë së LAPSh-it, i njoftoi për punën dhe angazhimin e tyre në ngritjen e ndërgjegjësimit te bashkëkombësve, për dërgimin e fëmijëve në shkollën shqipe. Më tej theksuan se numri i rritjes së nxënësve sikur ka zgjuar një interesim të dukshëm, por dhe jo në ato masa çfarë ne dëshirojmë dhe kemi pritur. Kurse kryetari i LAPSh-it, Milazim Ukaj, njoftoj Këshillin e Prindërve për ecurin e shkollës shqipe në nivel të Bavarisë, si dhe raportoi për punën, suksesin dhe vështirësitë që i kishte LAPSh-i gjatë periudhës së vitit të kaluar 2020, që ishte një vite me sfida të mëdha, me përballje me kovidin 19.

Nënkryetari i LAPSh-it, Selim Hoti, që dhe është anëtari i Këshillit të Prindërve për Nyrnberg u ndal te angazhimi dhe puna e pandërprerë të kryesisë së këtij Këshillit, të cilët janë të interesuar që procesi i mësimit plotësues në gjuhën shqipe dhe rritja numrit të nxënësve të ketë sukses, në këtë qytet me rrethinë. Po ashtu të pranishmit i njoftoi edhe për përgatitjen e fillimit shkollor të vitit 2021/22, siç janë: klasat, librat, ditari, rregullorja dhe plani vjetor, si dhe i falënderoj kryesin e Këshillit të Prindërve: kryetarin Armend Ismaili Xhemshit Tafa; Dr. Ilaz Alia dhe imamit Sevgani Asani.

Në takim ishte edhe Rexhep Nikçi, arkatari i LAPSh-it, i cili foli në emër të Fondacionit “Besa”, fond që është edhe sponsor i LAPSh-it. Kurse Këshilli i Prindërve i Nyrnbergut u zotuan se do të jemi si gjithmonë në interesa të shkollës shqipe dhe do të gjejmë rrugë alternative për t’i bindur prindërit, ata që i kanë fëmijët për shkollë, që fëmija i tij të jetë pjesë e mësimit plotësues në gjuhën shqipe.Në këtë takim nga shoqata “Ora e Maleve”, e cila funksionon në Republikën e Malit të zi, nga veprimtari i palodhur i kësaj shoqate, Ali Daci, ju është nda mirënjohje për punën dhe kontributin, që po japin për shkollën shqipe: Xhemshit Tafa; Armend Ismaili; Lume Daci Hoti, Selim Hotit dhe imamit Sevgani Asani, i cili po kontribuon në këtë drejtim, të mësimit plotësues në gjuhën shqipe.

Në fund të takimit, të gjithë u zotuar se nuk do të mungoj angazhimi dhe përpjekjet për mbajtjen gjallë të shkollës shqipe, të mësimit plotësues të gjuhës shqipe në Bavari!

Redaksia

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *