
Nga Fatmir Brajshori-Tushi

Më thirri Gjergji ynë i Madh urgjentisht, meqë kishte dëgjuar që, dje isha te papa, dhe sot te „ Kapella Sistine“ dhe menjëherë shkova te monumenti i tij, që gjendej te sheshi Albania.
Ia nisi me qortime:
Skënderbeu: Si bre s‘pate turp të shkosh te papa dje para se t‘vije këtu tek mua?
Unë: Po isha s‘pari te shtëpia e jote dhe e Donikes, o Gjergj!
Skenderbeu: Po a? Unë a kam luftue për shtëpia apo me shpatë e kali hipur natë e ditë mbi të duke shkatrruar hordhitë turke edhe ato venedikase?
Unë: O Gjergj, në kapelen Sistiane kishte shumë sigurim dhe nuk linin njeri të bëjë foto… Karabinieri nuk linin
Skenderbeu: E ti u tute prej jeniçereve të Italisë a? Mos kofsh i jemi!
Unë: Jo valla o Gjergj bash i yti jam! Se fotografova e inçizova e s‘më zunë; edhe folsha me ta edhe inçizoja por ata se dinin që kameren e kisha lëshuar… O Gjergj, gjeta disa harta brenda Vatikanit, në bodrumet e errëta ku shënonin një hapesirë të madhe të tokave Arbërore!
Skenderbeu: Lëri ti hartat e djeshme po pervoshju punes, e mos u tarahitë Romes e Botes se Ai i gjati, edhe këtë harten e Shqiperisë së sotme do me e bë ndryshe… Kurrë s‘ja kam pas besen Vuk Brankoviqit se vazal i Sulltanit ishte… Po qysh bre m‘u takue me Brankoviqat e ri sot a?
Po nuk i zihet besë o bir, as Turqis e as Serbisë po shpejt keni harrue o thuprat e lakume!
Unë: Jam stupc nuk jam thupër!
Skënderbeu: N‘kofsh stupc atëherë pse po ta pijn duhanin tinza robt e shtëpisë a? Unë e kam falë dy herë Hamzain e një herë Moisiun por Hamzai s‘paska mbledhur mend… Çfarë po lyp Ai herë në Ohër e Serbi e tash në Bruksel, fol o stupc!
Unë: Po lyp o Gjergj.. po lyp de, po lyp!
Skënderbeu: Unë s‘ja kam pas frikën askujt; Turqit i ndala e papatin e Europen i detyrova në çdo kohë t‘më përkulen; t‘më nderojnë e t‘më trimërojnë… I shpëtova nga Osmanet… E ju çka po bani për vendin tem qe ua lash?
Unë: Na valla budallë krejt o Gjergj.. Na thojshin“ jepni Ulqinin se e keni autonomin!“… Na jep e mbetshum me gishta n‘gojë!
Na thojshin „ lërene Kosovën se po ju bajm shtet!“ E lam e u bam po qysh se?
Kur e bënum Kosovën shtet o Gjergj, menova që, hë tash tokat e Gjergjit po i bëjmë bashkë…
Skënderbeu: Me emrin tim e trimerinë time që ua lash trashëgim luftuat..
Unë: Po bashkim s‘ka o Gjergj! Mjerë mashkujt që i ke sot!
Skënderbeu: Po thua s‘ka a?
Unë: Po jo o Gjergj, po për viza ( me marrë vesh ti për një ferman) kanë falë toka në Zhlep e Çakorr…
Skënderbeu: Çka m‘kallxove bre! Ma mirë mos t‘kishe ardhë hiç sot!
Unë: Ma mirë valla o Gjergj, pse a po t‘kallxoj diçka për t‘mirë a?
Skënderbeu: Hajt ec te shpia edhe ngo ktu! Me ua kqyre gjakun qatyne meshkujve mos ju kanë perzie me naj jeniçerë Turqie e Rusie se kjo ndryshe nuk mundet me ndodhë!
U largova nga Gjergji. Rrugës mendova „ më mirë mos t‘kisha shkuar!“ Veç mërzi po i shti.
Po me rrejtë tash s‘po muj bre, kur po e di që Ai i gjati do me na i bë punët llugë!
Veç një gjë po më jep shpresë:
„ Kur po e di që plepat të gjatë janë por ata po i dhijnë sorrat!“
Edhe plepit tonë,do t‘i bie një ditë një sorrë mbi kokë!