TË PREMTOVA…

Shkruan: Mustafë Krasniqi

TË PREMTOVA…
(nënës së heroit)

Nëna e Heroit- Xhavit Haziri

Nënë e ushtarit
trimit me laps e pushkë
me urtësinë e tij
na premtoi lirinë.

Nënë kur na erdhi liria
biri yt u morë nga hijeshtrigat
në pritje presim lule t’i hedhim
eshtrat, për varrë, dot s’po ia gjejmë!

Më the:
çoju fjalë shokëve, të djalit
në pushtet që janë
dua një vend,
lule t’i hedh djalit.

Më rrodhën lotë, heshtur të thash:
do ta sjellim në shtatore kryelartë,
te shokët pushtetar nuk do të shkojë
ngase ata janë të zënë me pushtet!

Mora lapsin me një letër të bardhë
i shkrova kryekomunarit të Kastriotit:
“Heroi ynë vite nuk ka as varr,
ku t’i hedhim lule, në ditën e lirisë”.

Një zë kumboi lart, sa qielli e dëgjoi
duam heroin në shtatore, ta puthim në ballë
në çdo mëngjes të përkulemi para tij
nëna qëndrimtare lule t’i dhuroi për dritë!

Nënë, biri yt erdhi n’dritë me rreze lirie
kryelartë, kalorës me fjalë burrërie
për të do të jehon kënga ndër mote!