“Ti Shqipëri më jep nderë, më jep emrin shqiptar”

Fotografia e Isuf Ismaili
Isuf Ismaili

Nga Isuf Ismaili

Një pjesë e shkurtër e reportazhit tim: “Në vendlindjen e vëllezërve Abdyl, Naim e Sami Frashëri”
E zgjodha pjesën më të mirë.

Frashëri, vend i shenjtë i Shqipërisë
“Shqipëri o mëma ime…”

Gjuha jonë sa e mirë!
Sa e ëmbël, sa e gjerë!
Sa e lehtë, sa e lirë!
Sa e bukur, sa e vlerë!

Fotografia e Isuf Ismaili


E si të mos jetë i shenjtë Frashëri, vendi ku u lind bilbili i gjuhës shqipe, bilbili i Shqipërisë sonë, së cilës pikërisht ky zë i ëmbël i këndoi me flakën e atdhedashurisë, me notat më harmonike e patriotike. Ky bilbil që zëri s`i shuhet kurrë, i këndoi me zërin e të gjithë atdhetarëve shqiptarë, të gjithë Shqipërisë me rrënjë e degë, hapësirës së saj etnike cep më cep, pra Shqipërisë së natyrshme.

Fotografia e Isuf Ismaili

“Me gas të math do t’i vinja Shqipërisë brënda në gji!
Për me marrë drejt Shkumbinë edh’ Elbasan’ e Tiranën,
E me ardh ke ti, o Shkodrë, të shof Drinin e Bujanën,
Kostur, Përlep, Fëllërinë, Dibrë, Ipek e Jakovën,
Mat’ e Ysqyp e Prështinë dhe Mirëdit’ e Tetovën;
Krojënë e Skënderbegut, q’i ka pas dhan ner Shqypnisë,”

I këndoi ëmbël, me fjalët e zemrës e me dëlirësinë e gjakut shqiptar, gjuhës së zjarrtë, gjuhës së cilës i dha jetë nga mendja e shpirti i tij i kulluar atdhetar.

Gjuha jonë sa e mirë!
Sa e ëmbël, sa e gjerë!
Sa e lehtë, sa e lirë!
Sa e bukur, sa e vlerë!

Fotografia e Isuf Ismaili

Rron Naimi ynë i madh në çdo trevë shqiptare, në çdo qytet e fshat, ku shqiptarët jetojnë me shekuj, aty ku zemra shqiptare ushqehet me porosinë e tij të madhe, sepse dje, sot, nesër e gjithnjë, fuqishëm tingëllojnë e do të buçasin në qenien e shqiptarit të kulluar vargjet:

Ti Shqipëri, më ep nderë, më ep emrin shqipëtar,
Zëmrën ti ma gatove plot me dëshirë dhe me zjarr.
Rron pra, Naim Frashëri te të gjithë ata e ato, që zemrën e kanë të gatuar plot me dëshirë për ta bërë Shqipërinë etnike të ribashkuar, që kanë zjarrin e dashurisë për të e që punojnë e veprojnë për ta zhvilluar e përparuar.

Naimi i vuri ilaçin e shpirtit plagëve të atdheut.

S’jemi grekër as bullgarë,
Asgjë tjetër nukë jemi,
Jemi vetëm shqipëtarë,
Ne kët’ emër nder’e kemi.

Dhe në Prizren buçiti fushqishëm zëri i i Nënë Shqipërisë, se bijtë e saj të devotshëm thanë: “- Këtu është mesi i Shqipërisë.”
Në ballë të Lidhjes së Prizrenit qe vëllai tij i madh: Abdyl Frashëri. Abdyli që i mblodhi burrat e nderit atdhetarë, trimat që zemra ju pulsoi nga gjaku i pastër shqiptar, që i dhanë nderit të Atdheut përjetësinë me besa besë, në jug e në veri, lindje e perëndim për të mbrojtur çdo pëllëmbë të vatrave stërgjyshore.
Në kuvendin e burrave të Shqipërisë, në Prizren jehoi zëri i Abdylit për Shqipërinë një e të pandarë. Dhe Naimi e Samiu e shpërndanë zërin e të vëllait me këngë e mençuri, në faqet e lavdisë historike, e në kurorën e krenarisë atdhetare lanë emrat e veprat e tyre si kujtime, që i bëjnë të gjithë atdhetarët shqiptarë jo vetëm krenarë, por botës shqiptare i thonë, se duhet të bëhet Shqipëria e ribashkuar cep më cep, të zhvillohet, të mbrohet e përparohet.
“E po ku shkruhen në kartë fjalët e gjuhës së zjarrtë!