
PËR TY, ATDHE
Po kush m’bën t’ndihem krenar
Kush më ndrit porsi fanar
Kush ma bën ditën të lehtë
Kush më bën të flij i qetë
Tek ti i kam
trojet gjyshnore
Ballëlarta e hyjnore
Tek ato pllajat përrallore
Zura hapin, e pashë rrëzën
Mësova fjalën edhe besën
Atje kam unë
fis e farë
Ku këndon shqip flladi i bardhë
Ku me ëndje i puq puhiza
Kodra, fusha, gërxhe, mriza
Hirësi e
butë, si rreze
Që na dha Nënën Terezë
Shtatë miliardë bota që di
Ia thonë emrin me lakmi
Atje kemi
fis e farë
Me njëmijë heronj kombëtarë
Që veç Zoti di e i falë
Veç drangoj e engjëj t ‘bardhë
Skënderbeu,
Fishta e Noli
Bacë Ademi e Mic Sokoli
Shtigjeve t ‘luftës, në gjinj t ‘martinës
Oso Kuka i V’raninës
Njëqind vjet t’i kem me rend
Nuk do t ‘mundem t’i përmend
Po kush është ai burrë, shkua burrit
Që i afrohet Bajram Currit
Sa kem shumë trima, shkua trimit
Legjendar Isë Buletini
Ismail Beu,
Hasan Prishtina
Mendjemprehtë si vetëtima
Por për fund, ju kam rixhanë
Bijve t’ shqipes kudo janë
-Me një gjë, kurrë mos nxitoni
Vatrat tuaja mos i lëshoni
Lum ai shpirt që rri pranë kokës
T’ varrit t’gjyshit e të lokes
Ku ka vdekje më hyjnore
Se të shtrihesh n’tokën arbnore
DO TË VIJ
Si në përrallë, përmbi valë deti,
Mbi petale ‘do të sjellë vesë,
Ré pa shi, më mbajnë mbi veti,
Më kanë dhënë fjalë edhe besë!
Luta hënën për shumë vjet,
Le të marrë dhe ujin e detit,
Ta përdorë si ngjyrë për penë,
Plot fjalë zemre m ‘vijnë prej vetit!
Sa shumë lule e manushaqe,
Gjithandej, t‟i bëj kurorë,
Mbledh në kodra, fusha, male,
Tufë më tufë t‟i sjellë në dorë!
Zëri i zogjve ç‟ na përkëdhel,
Gjersa t‟ ikim dorë për dorë,
T‟na bëjnë rojë yjet në qiell,
E n‟atë çast të vëjmë kurorë!
Kësaj dashnije i falë krahë Zoti,
E bën t‟ sillet n ‘fluturim,
Gaz e shpresë le t’i mbledhë loti,
Jo për t’ keqe, por për gëzim!
POEZIA
Niset thellë në embrion
Si një grimcë e një qelize
Për t’ shpërthyer me pasion
Duke marrë rrugën e nismës
Fjalë pas
fjale një pranë tjetrës
Bëhen shprehje edhe fraza
Me dashni i ngjeshen letrës
Vargje, strofa vijnë nga prapa
E lexuesve porsi bleta
U shpërndan pak nga nektari
Plot kënaqësi i sjellin vetes
Kur lexojnë çka shkruan shkrimtari
NXËNËSIT …
Janë si dikur të dashur, të dëlirë
Ashtu si dua t’i shoh njerëzit tanë
Me ato shpirtra xhevahirë
Tashmë janë bërë babë e nanë
Atëherë
mësonim për shqiptarët
Duke u folur nga historia
Flisnim për tokën ku i kishim të parët
Në fytyrë ndriste veç krenaria
Me shumë
respekt dhe dashuri
Më flasin ëmbël, ma shtrëngojnë dorën
Ata dikur, nxënësit e mi
Ma bëjnë të lumtur çastin dhe orën
Shpeshherë
për ta i gëzohem jetës
Se këta të rinj kanë bërë shumë t’mira
Pasqyrë e kombit dhe e vetvetes
Zemra të pastra, e shumë të dëlira
SORKADHES
N’cep t’shamisë ta vura syrin
Kur vërtiteshe porsi flutur
M’vishe butë si këngë bilbili
Ditë e natë më bëshe t’lumtur
Për pak hise
në zemrën tënde
Mos më fal rrudha në ballë
Për shumë vjet të kam në mendje
Me krahë t’hapur t’pres për t’ardhë
Se po erdhe
të pret kurora
Njëmijëngjyrëshe sa ka lule
Në mos ardhësh moj të zëntë bora
Shtatin tënd ta bëftë me crule
S’të mallkoj
se të do zemra
Por kam qejf për të parë ty
T’i kam vënë më t’bukurit emra
Mos më bëj të t’kem’ zili
A S’MË THUA?!
A s’më thua, moj hënë e plotë
ku perëndon ai nuri i saj
as në ëndërr s’më del dot
si të cmallem unë pastaji?!
Ikën çaste,
ditë dhe vite
me kujtime s’knaqem dot
në këtë jetë si përrallë biblike
po dyshoj mos jemi kot?!
E në ardhtë
ai çast i bardhë
të të zë në përqafim
një mijë jetë t’i kem me radhë
do t’i falja pa përtim!
Kur
shpërthen muza n’damarë
Është mëkat atë që ta ndalësh
Sa shumë ndjenja zbresin zvarrë
Mrekulli është t’i përshfaqësh.
TË IKIM
Të ikim me vrap prej hasmërisë-
Një nga të ligat që të bëjnë për t‟ qarë!
Ne jemi bij të Shqipërisë.
Është kohë e fundit, mos t ‘presim më!
Përse nuk
ikim nga xhelozia,
Që na mbërthen e na zë n‟ grykë?
Ta lëmë dhe tjetrin me halle të tija
E mos t‟i rrimë pas shpine- thikë!
T‟kim nga
shpifjet e thashethënat,
Që n‟ jetë na sjellin vetëm prapësira!
Të shohim pakëz prapa nga rrënjët,
Nëse do shohim ditë më të mira?!
Ta pastrojmë
shpirtin duke qeshë si duhet,
Siçi i ka hije kombit Shqiptarë!
E mbase fati për mbarë na shkruhet,
Apo nuk duam të na dalë mbarë?!
Qeshni, siç qeshim në festa e gëzime,
Se nuk na mbetet ndoj tjetër shpresë!
T‟ikim prej rrugës, që sjell mallkime,
Apo do vdesim pa lënë ndoj mbresë?!
MA RUAJ
Ma ruaj moj zemër ndonjë qershi
E kur të vij t’i mbledhim bashkë
Se për këto vite që jam pa ty
Tash po e shoh sa të kam dashtë
Ma ruaj moj
engjëll ndonjë zambak
E bashkë me ty t’i marrim erë
E në mos ardhsha, u bëfsha plak
Mos paça jetë në këtë pranverë
Ma ruaj moj
,xhanë ndoji kokërr molle
E kur të vijë vjeshta t’i vjelim bashkë
Sa shumë buzëqeshjet mua m’i vodhe
Unë kurrë nuk ika, kurrë vetëm s’t’lashë
Më ruaj buzëqeshjet kur t’vijë acari
Që t’i shkrijmë bashkë buzët me buzë
Se kur pranë teje është kurbetçari
Na vijnë k’to vargje përplot me muzë
FJALË E LIRË
Fjalë e lirë është si puhizë
fllad i lehtë, që të përshkon
Gojë me gojë, shëtit me vlerë
Lum si ai që e kupton
Fjalë e
lirë, e dëlirë si fëmija
Kur buzëqesh e kur belbëzon
Është e butë si djalëria
Që çdo zemër e gëzon
Fjalë e lirë,
e pastër si loti
Kur mbi faqe rrjedh rrëkajë
Nuk është thënë kurrë për së koti
Ar e mjaltë është vlerë e saj
Fjalë e lirë
të bën për vete
Pa dallim në kombe e fe
Na bashkon si zgjua bletësh
Vlerë të re lëshon mbi dhé
Po mjerë ai,
që s’e lë t ‘dalë
A e ndalë n’gjoks, e mban me zori
Një shoqëri nuk ka të mbarë
Fjalën e lirë, mjerë kush e mori
KUQ E ZI
Zotë i madh na ka bekuar
Jemi komb, i shenjtëruar
Kush na sheh, na ka lakmi
Se ne jemi KUQ E ZI
Shqipe nëna
ne na rriti
N ‘strofkë mbi kreshta na kaliti
Po ku ka me mrekulli
shpirt e zemër, Kuq e Zi
Jemi bijtë e
nënëmadhes
Ne përkrahje te kombëtares
Brohorasim me kërshëri
Kuq e zi, KUQ E ZI
Besë e
lidhur’, dorë për dore
Nga fitorja në fitore
Klithma jonë porsi tërmeti
Shumë milion, i kem mbas veti
Eja vëlla me mu dhe ti
Bashkë te ja themi, KUQ E ZI!
NËNË
Në sytë e tu i shihja të gjithë yjet, bashkë me hënën
Çdo çast ti më falje buzëqeshje pa mbarim
Për këtë nuk del gjë të ma ndërroj mendjen
Gjersa të kem frymë, deri në amshim
Ne gugatjen
e parë si fëmijë ta thashë emrin tënd
Gjithnjë ajo më tingëllon edhe sot si një fjalë më e mbarë
Të falja përqafimet nga më të ëmblat në çdo cep e kënd
Unë të ngatërrohesha nga shtati dhe ti bëje punë, bashkë me mua zvarrë
Kush mund
t’i harrojë ato duar magjike, kur ti më ledhatoje
E fjalët të rridhnin butë, si dritë, si margaritarë
Unë kurrë nuk ngopesha, doja vetëm ti të më shtrëngoje
Më fal, nëse shpesh edhe pa dashje paskam qarë
Po ja që
atëherë unë nuk dija ndryshe,
Se veç doja të të kem të tërën për vete
Dhe tash shumë shpesh kur mendoj, zemra më bëhet dyshe
Eh, sa shumë uratë më paske falë gjatë gjithë një jete
Kujtimet për
ty s’mblidhen dot me fjalë
Edhe po ta mbushja një mal të tërë
Janë ato që më mbërthejnë porsi dallgë e valë
Sa fatlum që jam, se kështu TI më kë bërë
Dhe nëse më
rrjedh ndonjë lot, e di se do më falësh
Unë këtu, e ti diku larg, atje ku prehesh në amshim
Unë tash në jete, e ti në varr, prapa kodrash e malesh
S’ta them dot me fjalë, o nënë, o shpirti IM