Nga Redaksia
Poeti, Haxhi Muhaxheri, është ndër ata krijuesit e palodhur, të mërgatën shqiptare, i cili në krijimtarinë e tij letrare shfaqet i gjithanshëm, duke ecur me krijimtarinë e tij në shumë gjini letrare, si në: poezi, tregime, kritikë letrare dhe në shkrime e gazetarisë.
Krahas krijimtarisë krijuese, nuk la anash as mediat elektronike, si: “AlbPlanet”, i Revistës për fëmijë ” Bukureza “, Portali “Ora shqiptare”, “Sofra poetike” , si dhe i disa faqeve tjera elektronike. Është themelues dhe redaktor i disa Revistave elektronike. Po ashtu është edhe themelues dhe kryeredaktor i radios në Austri “Radio Liria”, radio që ndiqet me ëndje nga mërgata shqiptare, kudo që është.
Haxhiu është edhe fitues i çmimeve të para, për poezinë më të mirë, njëkohësisht është edhe një premtues për lexuesin, që futet thellë në shpirtin e tij, me vargun frymëzues, atë lirik dhe shpesh, përmes vargun ironizues, godet veset e këqija të shoqërisë, po dhe të atyre që e tradhtuan çështjen e kombit.
Poeti shkon prek të gjitha pjesët e Shqipërisë, po më tepër shkon në Çamëri dhe figurativishtë thotë: “… Lumi i Lotëve del nga shtrati”.
Në Çamëri
Në Çamëri
sa herë që bie shi – ndizet qielli
dhe Lumi i Lotëve del nga shtrati
Atje –
të gjitha lulet
mbajnë erën e gjakut
Në Çamëri – çdo natë
dëgjohet vaji i fëmijëve
që djepat ua kanë djegur
dhe perëndive u errën sytë
Atje –
më nuk këndohen ninulla
as Vallja e Osmat Takës luhet
Në Çamëri
Sa herë lind dielli
mbijnë lulet e shpresës
dhe ëndrrat përshpirten
në rrethin e shtatë
Atje –
veç Zoti nuk është zën peng
ËNDRRAT NË MEDVEGJË
Kur në sytë e zemrës
hijshëm më shfaqet
imazhi yt i djelltë
planeteve jehon
simfoni e gjetheve
dhe në kokën time
shpëthejnë meteorët.
Eeeee… Mina moj
vonë u zgjuan ëndrrat
në Medvegjë
DIÇKA PO NDODH E DASHUR
E ndjej
Diçka po ndodh
E dashur
Rrugëtojmë
Me shpejtësi drite
Udhës së Qumshtit
Galaktikave
E me mikroskop jonik
Shikohemi
Por heshtjen
Nuk e thyejmë
Eta
As pluhuri kozmik
Më nuk e shuan
Zjarrin e ndezur
Brënda nesh
Futur jemi
Labirintheve
Fushës magnetike
Të mendjes
Dhe aty
Ngritur e kemi
Flamurin e bardhë
Se shpirti
Na është zën peng
E kthim mbrapa nuk ka
Në gjakun e ndezur
Kapilarëve të zemrës
Ku hareshëm lozin
Protonet neutronet
Nisi proçesi i ngjizjes
E përbrenda bërthamës
U shfaq një dimension i ri
Për jetën
Eta
Tash edhe matematika
Humbur e ka imunitetin
Se me zero
Dhjetëra herë
Shumëzuar të kam
Po përfundimi
kurrë nuk më doli zero
Diçka
Vërtetë ka për të ngjarë
E dashur
Shkatrruar janë magjitë
E dyshimi është mundur
Lum unë i lumi
Por… Dreqi e marrtë
Lodhur më kanë formulat
Ëndërrat keq më janë dehur
Koka në dysh më është ndarë
E sytë po më lën
Mjer unë i mjeri
Ç’po ndodh…
Klinika mentale
Nuk pranon më pacient
Se çmendur janë
Edhe mjeket
Lum unë i mjeri oh
Mjer unë i lumi
Kush më thotë
Sa është ora
Në ç’stinë jemi vallë
Po emrin… emrin si e pata…
Ëndrrat me kryq
Ai…
Emrin e kishte Bajram
Burrë i fjalës dhe besës
Babai i tij… quhej Ali
E gjyshi – Kadri
Gjithmonë…
Bajrami i kremtonte
Festat e Bajramit
Lutej dhe agjëronte
Si muhamedan
Por…
Sa herë e zinte gjumi
Ëndrrave bënte kryq
Dhe takohej me Zotin…