Urime të gjithë besimtarëve islam muaji i Ramazanit!

Të  gjithë besimtarëve të konfesionit Islam ua uroj muajin e bekuar të ramazanit, agjërimin. Muajin e madhërishëm e të sakrificës, për të plotësuar njërën nga pesë kushtet e fesë islame. Muaj që shpreh humanitetin, shton ndjenjën e mirësisë, të solidaritetit dhe mirëkuptimit, mes njerëzimit, pa dallim besimi e ideologjie.

Besimtarëve të besimit islam, kudo që janë, ua uroj muajin e bekuar të  agjërimit, që ta kaloni sa më të lehtë, e në harmoni familjare, të keni një qetësi shpirtërore, një besim të sinqertë, që në këtë muaj të agjërimit të mbizotëroj arsyeja, mirëkuptimi, solidariteti, paqja dhe harmonia mes njerëzimit dhe në familjet tuaja!

Mbi të gjitha të mbizotëroj dashuria, ndershmëria, kultura, ruajtja e identitetit vëllazëror i gjithë shqiptarisë, kudo që janë. Duke ruajtur traditën, atdheun, e mbi të gjitha vlerën tonë kombëtare, të mos na e thyen këtë rrugëtim të paqes as kush.

Shqiptarë të dashur, me tri fe, një kombe e një gjuhë ta nderojmë vetën, familje, atdheun, po ashtu dhe ky muaj i agjërimit të shërbejë në afrimin, unitetin për ndërtimin e një dashurie për atdheun, besimin që na ka dhuruar zoti, të bekuar me të bukurën gjuhën, gjuhën shqipe dhe me  kombin shqiptar!

Shqiptarë të besimit islam, kudo që jeni, dalshi faqebardhë në këtë muaj të agjërimit!

Në emër të gazetës “Ura e Bashkuar”

Mustafë Krasniqi