Vështrim i romanit „Përroi qante në mesnatë“

Keine Beschreibung verfügbar.
Murat V. Gashi

Nga Murat V. Gashi

Kristaq Turtulli, shkrimtar që di ta zbulojë botën shpirtërore të personazheve të tij

Keine Beschreibung verfügbar.

Libri tjetër i radhës, romani Përroi qante në mesnatë, i autorit Kristaq Turtullit, kryesisht lidhet me traditën e kodit të vjetër, në plejadën e traditës shqiptare, të kanunit Lekë Dukagjinit. Në këtë roman autori sjell sagën tjetër të shqiptarëve, duke ndjek atë traditë, përplasjeje në hasmëri të pafund.

Autori Kristaq Turtulli, përmes këtij libri, sjell vlera të qëndrueshme për letërsinë dhe kulturën tonë! Përmbajtja e romanit karakterizohet me shumëllojshmërinë e ngjarjeve dhe motiveve të turpit, inateve, kinse për humbjen e fytyrës së familjeve burrërore, trimërore të malësorëve, të cilat ndodheshin në mes familjeve shqiptare, sidomos malësorëve, që reflektoheshin pastaj në mjedisin qytetar.

Në mesazhet që na sjell romani, Përroi qante në mesnatë do ta gjejnë vetën të gjitha shtresat e lexueseve që nga njeriu më i thjeshtë, e deri te lexuesit e kultivuar dhe shtresat e arsimuara! Kësaj radhe autori, del me një dramë tjetër të befasishme, që ka një gastër të gjerë shkatërruese e primitive, me ligjin e pabesisë që në kohën më të re as që i shkon mendja dikujt se mund të ndodhinë ato në mjediset tona e që fatkeqësisht ndodhin edhe sot.

Vlera e artit madhor e këtij romani qëndron në idilin e dashurisë në mes dy të rinjve, Markut dhe Mrikës,   ku familjet e tyre janë në hasmëri, pra babai i Mrikës shumë moti e kishte vrarë Shtjefenin, babain e Markut. Mrika nga ana tjetër nuk u bindet zakoneve e kodeve të kanunin, sipas të cilave ajo veç është e fejuar që në djep me Kalosh Gjetshin, por ajo dashuron Markun dhe vetëm atij i dorëzohet plotësisht në përqafimin e dashurisë së tyre të zjarrtë. Prandaj këtu nuk  mungon idili i dashurisë midis dy të rinjve, të hasmuar më parë, ku përmes dashurisë dëshirojnë të flakin natyrën e kodeve kanunore.                                                                                                  

Autori i romanit „Përroi qante në mesnatë“ thotë: „Urrejtja nuk mund të dëboje urrejtjen, por mbjell dhe e kultivon atë…’ . Pastaj : “ Gruaja s’bie në gjak, gruaja lëshon gjak të prishun….etj. Shkrimtari Turtulli, vë në veprim personazhe me detyra të qarta, dikën me mendje të akullt, cinik, shtisës, njeri skile e tjetër e ithtar e traditave ( zakoneve ) të vjetra, dikën angazhues i çoroditur, por edhe personazhe të shqetësuar dhe të vendosur, heronj që kanë dhe kanë mbajtur besën, nëna që mbetet pa djalë, vajza që përbuzi fejesën që nga fëmijëria, babanë plak që s’mundi të marrë shenjë mbi hasmin që ia vrau djalin dhe mbetet nën acarin e dimrit me borë. Pastaj, heton një letër për djalin që e nxit për vrasje, lidhur me kanunin për fejesash që bëheshin asaj kohe, gjakës i vërtetë, këmisha e të vrarit e ndejur në një farë litari para shtëpisë së të ndjerit, ku autori e përshkruan bukur në artin e tij letrar, sikur të ishte gjallë, dhe sikur thërret për vrasje, hakmarrje. Në këtë dramë që zhvillohet në roman është një kurth, kinse „për çështje nderi“, i ngritur prej  njërit nga shokët ushtarë, të cilin e kishte njohur dhe pothuajse që nga shkolla, pra kur kishin qenë të vegjël, pra është kurthi i ngritur nga Kaloshi. Kurthi u bë në një natë roje, mu te përroi i Shestamit.

Aty, Marku ndonëse ishte i etur për ujë, dorasi ia mori armën në tradhti dhe në momentin kur ai është duke pi ujë, Kaloshi e vret pas shpine. Me vrasjen e Markut, nga dora e zezë e Kalosh Gjetshi tronditet dhe e ngriti në këmbë i tërë reparti ushtarak, sepse as shokët tjerë që ishin aty nuk besuan, se i merr jetën shokut të vet duke dalë të dy bashkë për kontroll gjatë natës për hetim poshtë përroit. Kaloshi edhe pse Markun dikur e kishte pas shok, ai megjithatë ndjek kodin e Kanunit, për ta vrarë atë. Kësaj do t’i ndihmon edhe shkuesi, si një shtinc, (nxitës) i keq, Pal Përqafi, që mundohej të thelloj gjendjen në mes familjeve së hasmuar.

Turtulli, në romanin Përroi qante në mesnatë, përshkruan në mënyrë shumë artistike, bindëse personazhin negativ shkuesin, i cili ishte mbikëqyrës tinëzar i Mrikës dhe i cili e ndiqte këmba këmbës kudo që ndodhej ajo. Edhe pse e vrau shokun e vet ushtar, gjakësi nuk jep alarmin e vrasjes, për ta njoftua repartin dhe për ta marrë përsipër atë, dhe për të treguar qëllimin e vrasjes, ashtu siç e kërkon ligji, atëherë kodi i kanunit. Pas kësaj drame, autori me një stil krejt modern e përshkruan edhe dramën mendore, përjetimin e dhimbshëm të shokëve të tjerë ushtarë, që u krijua një situate krejt të re e të rëndë psikologjike.

Shkrimtari Kristaq Turtulli, si në dy romanet: Zëra në Lavjerrës dhe te romani Zëra në humbëtirë, ashtu edhe në këtë roman Përroi qante në mesnatë futet thellë në botën e brendshme të personazheve. Ai di të zbuloj botën e tyre shpirtërore dhe botën brenda vendit ku ata jetojnë. Turtulli i përshkruan me një mjeshtëri të rrallë dhe të jashtëzakonshme artistike ndjenjat dhe përjetimet e personazheve. Ai duke pasur njohuri të gjerë psikosociale di të motivoj natyrshëm qëndrimet dhe di të vendos veprimet e personazheve aty ku duhet, aty ku preken ndjenjat njerëzore, aty ku në kodet e kanunit janë të tepruara ato veprime që nuk i ha më koha, të cilat kanë evoluar  natyrshëm dhe të besueshëm.                                                                                

Përmes romanit Përroi qante në mesnatë, shkrimtari Turtulli, jep ide për kohën. Ai thotë: Kohët e vjetra kane kaluar, kanë ndryshuar ato ligje, ato kode të kanunit duhen të mënjanohen, sepse bota ka ndryshuar. Ajo kohë ka ikur dhe tash kemi një shoqëri me kulturë, edukatë, karakter të ri njerëzor, një shoqëri tjetër e qytetërimi të ri. Pra po dominon një dituri e qytetërimit më të avancuar, ku vendi ka shtetin e së drejtës, ka institucione të zgjedhura qytetëruese.