Vështrimi për librin “Shoqëria Kulturore Artistike “Maja e Karanfilit” Plavë – Gusi” (Monografi) të autorës së re Rilinda T. Gjonbalaj.

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm
Ma. Sc. Fatmir HALIMI

Nga Ma. Sc. Fatmir HALIMI – Për ne si botues nga Prishtina ishte kënaqësi e veçantë që ta marrim për sipër botimin e librit monografi të autores Rilinda Gjonbalaj për disa arsye, sepse përmes këtij libri për shqiptarët e Kosovës por edhe më gjerë po hapet një dritare e re e njohjes, që deri më sot pak kush e ka njohur Malësinë e Plavës dhe Gusisë.

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm

E veçanta tjetër është se ky libër përmes një Shoqërie Kulturore Artistike ‘Maka e Karanfilit’, e cila qenka themeluar në vitin 1989, së pari në Vuthaj, për ne në Kosovë dhe më gjerë do të mësojmë se si është mbajtur jeta kulturore artistike e shpirtërore e shqiptarëve në këto treva, për gjatë 30 viteve me radhë.

Rilinda duke qenë edhe pjesë përbërëse e kësaj shoqërie, që nga mosha 5 vjeçare më së miri a i ofron të gjitha të dhënat për SHKA “Maja e Karanfilit”, për jetën atje për vështirësitë e themelimit dhe për mbajtjen gjallë të kësaj shoqërie ndër vite, pra ajo më  mirë se çdo kush tjetër arrin që këtij libri t’i jep formë dhe t’ia jep të gjitha konditat e një libri monografi, i cili do të jetë shumë i rëndësishëm  si për neve këtu e po ashtu është për shqiptarët në Mal të Zi.

Libri “Shoqëria Kulturore Artistike “Maja e Karanfilit” Plavë – Gusi”, në vete përmbanthemelimin e shoqërisë, i cili është themeluar në vitet më të veshtira për shiqiptarët edhe  të popujve të tjerë në Evropën lindore, pasi që në këtë vit do të ndodhin ndryshime të mëdha në sistemet shoqërore. Mandej vazhdon me kryetarët që e kanë udhëhequr shoqërinë dhe më anëtarët që ka pasur përgjatë 30 viteve.

Një kapitull i veçantë është për veprimtarinë artistike të shoqërisë , e cila shoqëri i sipas autores përveç programeve të larmishme që ka shfaqur në krahinën e saj Plavë dhe Gusi, ajo shkëlqyeshëm i ka prezantuar qytetarët e saj me valle tradicionale dhe këngë popullore edhe nëpër të gjitha trevat tona shqiptare si në Kosovë Shqipëri e Maqedoni. Krejt në fund libri ka edhe një album fotografish, ku autorja për mes tyre e kujton krejt veprimtarinë e secilit anëtarë ndër vite, që ndoshta është edhe pjesa më e bukur e librit.

Ne si staf botues autores së re Rilinda Gjonbalajt i urojmë shumë suksese në jetë, e veçanërisht suksese në punën e saj artistike pranë shoqërisë kulturore ‘Maja e Karanfilit’, por suksese të mëdha i dëshirojmë edhe në fushën e historiografisë e publicistikës, pasi që me këtë libër kjo vajzë do te zë një vend të merituar edhe në historiografisë shqiptare.