Prozë Poetike
Shkruan: Lan Qyqalla
Në mbrëmjen e sotme janari bie bore dhe një ftohtë mbërthen kujtesën. Lora i shkruan në mesengjer: “Roal, e di që s`më njeh, por kam të bisedojë nesër me ty ….” Ky shkrim iu shfaq në ekran sapo e hapi laptopin. Drithërim e kaploi, si gjethja e venitur që ishte kacavarur. Nuk e njihte Lorën, as që kishte dëgjuar për te. Lart në qiellin e ngricave një meteor i përflakur rrëkëlliu tatëpjetë për në tokë. Në ora trembëdhjetë ishte vendtakimi në Prishtinë. Lora e bardhë në bardhësi të borës u shfaq e ndrojtur me trupin e zgjatur e syrin e hapur. Në ballin e saj lexoi shume nga jeta e saj. Sonte në përvjetorin e njohjes apo mendoi përvjetor i rinjohjes, janar 201`.
Takim i pritur në shekuj në Prishtinë bënë zhurmën e mbytur të automobilave e gumëzhimës së njerëzve.
– Lora, – iu drejtua vajzës bjonde, Roali – nuk të bëj elozhe, por ashtu më dukesh.., ardhje artistike. Nuk u tretë, as bora e as ardhja jote.
Lora buzëqeshi lehtas nga fjalët e poetit dhe zemra i rrihte në vargjet e tij.
– Më ngazëlleni me këto vargje apo fjalë – u skuq ajo. Makina u nis pa drejtim. Itinerar kishte kopshtin e Edenit. Rrezet e diellit thyheshin në simetrinë e bukurisë së fytyrës. Inercioni i pamposhtur në shekuj, zgavron mykun e trojeve anamalas nga vinte Lora. Aroma e trupi të saj, mbeti në poret e jetës së tij. E, janar ishte atëbotë në Prishtinë, ishte ardhja e saj. Pranvera hapëroi në Roalin. Dimri solli furfule. Jashtë frynte erë dashurie. Brenda shkëlqenin fjalët poetike. Shikimet e tyre u preken në poezi, ese, pikturë. Dole ne ekstazën e tij si një bilonjë. Sy të bukur e shikim të zjarrtë. Nuk i thatë asgjë njëri-tjetrit, vetëm mikluat ngrohtë shikimet. Roali jetonte në takimet e hershme në një telepati që u reflektua sot . Yjet ne qiell ishin shkimur. Nuk e besonte që do rrëmbehej kaq shpejt. Sa dëshironte të ishte pafund ajo ditë kurorëzimit të përndezur. Nuk i kujtohej, pse rrugëtuan aq gjatë. Një rrugë në këto dy vite të pandërprera. Në diell, në shi , në lule, në vapë, në aromën e bletëve, në lulet e akacieve dhe nuk u përshëndeten as kur u takuan e as kur u ndan.
– Ajo vraponte pas margaritarëve, ai jetonte në vjeshtën e dashurisë. Ajo ikte në largësinë e përdalë, ai tretej në muzën e tij. Ajo ishte e përdalë në zilinë e moshës e kërkimtarin e tretur në zgavrën e mjerimit ndiesor, ai mbërthyer në zgavrën e moteve e ragulimit vepror… U takuan në ndarje e në ndarje nuk derdhën lot. Loti i saj ishte sharja, mallkimi i tij ishte lutja. Qepën luadhe me kurorë, arnuan dashurinë në lumenj. U përqafuan në dashjen e mallkimeve e dehjen e nakarit ndaj të dashurit të Loarës…
E, dinte mbase ajo mërdhinë dhe ka të ftohtë. Dhe doli sonte ta kërkonte rrugëve të Prishtinës. Heshtjen e kishte sjellur të ftohtit. Ai humbi shikimin pas saj. Ajo iku bashkë me të ftohtin. Roali mbet i tretur në semafor, aty ku u takuan herën e parë. Mjegulla ia zinte sytë, e acari i mërdhiu shikimin. Lora ishte derdhur në ekstazën e shtratit nusëror…. Vonë , ishte në këtë janar 2019.
ë mbrëmjen e sotme janari bie bore dhe një ftohtë mbërthen kujtesën. Lora i shkruan në mesengjer: “Roal, e di që s`më njeh, por kam të bisedojë nesër me ty ….” Ky shkrim iu shfaq në ekran sapo e hapi laptopin. Drithërim e kaploi, si gjethja e venitur që ishte kacavarur. Nuk e njihte Lorën, as që kishte dëgjuar për te. Lart në qiellin e ngricave një meteor i përflakur rrëkëlliu tatëpjetë për në tokë. Në ora trembëdhjetë ishte vendtakimi në Prishtinë. Lora e bardhë në bardhësi të borës u shfaq e ndrojtur me trupin e zgjatur e syrin e hapur. Në ballin e saj lexoi shume nga jeta e saj. Sonte në përvjetorin e njohjes apo mendoi përvjetor i rinjohjes, janar 201`.