Rrënjët më të hershme të shkencës mund të gjurmohen që në kohën e Egjiptit të Lashtë dhe Mesopotami rreth viteve 3500-3000 p.e.s. Kontributet e tyre në matematikë, astronomi dhe mjekësi ndikuan në formësimin e filozofisë klasike të antikitetit grek, me anë të së cilës u bënë përpjekje për të dhënë shpjegime rreth ngjarjeve dhe dukurive të botës fizike duke u bazuar në shkaqe natyrore.[4][5] Pas rënies së Perandorisë Romake Perëndimore, njohja e konceptimeve greke të botës u dobësua në Evropën Perëndimore, kjo sidomos gjatë shekujve të pare të Mesjetës (400 – 1000) [6] por ajo u ruajt në botën myslimane gjatë Epokës së Artë Islame.[7] Rimëkëmbja dhe asimilimi i veprave greke dhe kërkimeve mesjetare islame në Evropën Perëndimore nga shekulli X deri XIII ringjalli “filozofinë natyrore“, [6][8][9] e cila më vonë u transformua nga Revolucioni shkencor.[10] [11] Metoda shkencore luajti një rol më të madh në krijimin e njohurive dhe deri në shekullin XIX shumë nga tiparet institucionale dhe profesionale të shkencës filluan të marrin formë; [12][13] krahas me ndryshimin e “filozofisë natyrore” në ” shkenca natyrore.” [14]
Shkenca bazohet në hulumtime kërkimore – shkencore, të cilat zakonisht zhvillohen në institucione akademike, kërkimore, kompani të ndryshme, si dhe në agjenci qeveritare. Ndikimi praktik i veprimtarisë kërkimore shkencore ka çuar në shfaqjen e politikave shkencore që kërkojnë të ndikojnë në ndërmarrjet shkencore duke i dhënë përparësi zhvillimit të produkteve tregtare, armatimit, kujdesit shëndetësor dhe mbrojtjes së mjedisit.
Aristoteli (384 – 322) [1] ishte filozof, mendimtar dhe shkencëtar i shquar i Greqisë antike. Ai lindi ne vitin 384 para Krishtit ne Stragirë te Greqis Veriore dhe ishte gjeniu më i madh intelektual i botës antike perëndimore. Ai luhatet midis idealizmit dhe materializmit. Aristoteli ishte themelues i shkollës peripatetike si dhe themelues dhe sistematizues i shumë shkencave dhe disiplinave shkencore.[2] Ai ishte personaliteti universal i kohës së vjetër. Quhet ndryshe edhe “filozof i fatlumturisë”.[3] Njihej edhe nga ana e dijetarëve mesjetar arab të cilët e vlerësuan me epitetin “Mësuesi i parë” (anglisht: The First Teacher; arabisht: al-mua’lim al-awwal, المعلم الأول).
Aristoteli vijuesi i mendimit të shkollës së Sokratit në sistemet e arsyetimit materialist ndryshe nga Platoni kryesisht idealist sipas disa studjuesve të bashkohsisë është një mendimtar i njohur i botës antike dhe përfaqson shkollën e tij në historinë e filozofisë . Aristoteli ishte mësuesi i Aleksandri i Madh në disa dislplina shkencore të kohës duke realizuar formimin e liderit befasues dhe perandorit të ri një fenomen i veçantë ende për studjuesit . Shkrimet e tij mbulojnë shumë lëndë – duke përfshirë fizikën, biologjinë, zoologjinë, metafizikën, logjikën, etikën, estetikën, poezinë, teatrin, muzikën, retorikën, psikologjinë, gjuhësinë, ekonominë, p