Reklama e LAPSH-së


TË GJITHË PËR SHKOLLËN SHQIPE

Të nderuar lexues, ju urojmë mirëseardhje në faqen tonë!  www.uraebashkuar.com

Me respekt redaksia “www.uraebashkuar.com” fton të gjithë ata që duan të kontribuojnë për kulturën shqiptare, gjuhën shqipe, në veçanti për mërgatën shqiptare, e cila është, ditë e më tepër, duke u ballafaquar me harresën e gjuhës, tek fëmijët e tyre.

Në këtë drejtim të bashkëpunoni me ne, duke na sjell: shkrime, opinione, analiza, vërejtje, këshilla në dobi të kulturës, historisë dhe mësimit plotësues në gjuhën shqipe, për mërgatën dhe në përgjithësi të kombit shqiptarë.

Portali “www.uraebashkuar.com”  mbron interesin e përgjithshëm kombëtar, në veçanti të gjuhës shqipe dhe Mësimit Plotësues, jashtë politikes, fesë dhe asaj partiake. Me respekt redaksia “Uraebashkuar”!

Të gjithë për shkollën shqipe

Kryesia e Këshillit për Mësimin Plotësues në Gjuhës Shqipe në Bavari ju drejtohet të gjithë bashkëkombësve, të jeni pjesë e pandashme e projektit, për Shkollën Shqipe, njëkohësisht të bashkuar ta gjejmë rrugën e mundshme për të qenë ky projekt i realizuar dhe i suksesshëm. Projekt, që ka për qëllim të hapë dritën, nëpërmjet gjuhës shqipe, ku për fat të keq sikur ka filluar me të madhe të zbehet gjuha amtare, pra, gjuha shqipe, te fëmijët tanë mërgimtarë.

LAPSH-ja, përpos shumë takimesh dhe bisedave, për shqetësimin e përbashkët që e kemi si mërgatë, ka zhvilluar veprimtarinë e vet, në bazë të nevojës dhe kërkesave të mërgimtarëve shqiptarë, për zhvillimin e Mësimit Plotësues në Gjuhën Shqipe.

Duke u mbështetur në nevojën e domosdoshme shpirtërore e kulturore, ne,
LAPSH-ja i drejtohemi çdo bashkatdhetari, shoqatave dhe bizneseve që ta ndihmojnë projektin e Mësimit Plotësues në Gjuhën Shqipe nga fakti se, ky projekt pa ndihmën e çdo shqiptari mërgimtar, nuk do të jetë i suksesshëm! Andaj, inkuadrimi i juaj është shpresë e fëmijëve tanë, Shkollës Shqipe në Bavari, që të mos e harrojnë gjuhën, kulturën, atdheun e të parëve,pra, identitetin e tyre.

Bashkëkombës të nderuar, kërkojmë nga ju, përpos bashkëpunimit, këshillave, vërejtjeve edhe anën profesionale si udhërrëfyes, që rrugëtimi i hapjeve të klasave në Gjuhën Shqipe të mos zbehet, por të shtohet aty ku ka fëmijë shqiptarë! Sëbashku, të bëhemi promotor të këtij projekti, nga fakti se shkolla shqipe është e drejtë dhe detyrë e të gjithë shqiptarëve, që ta kultivojmë e ta investojmë. Të gjithë të bashkuar në këtë rrugëtim për ta finalizuar projektin në fjalë.


LAPSH-ja me shpresë dhe arsye i drejtohet bashkëkombësit mërgimtar, biznesit, shoqatave, që së bashku të jemi në interesin të shkollës shqipe. Gjë që ky vullnet, që dhe është vullnet i gjithë mërgatës shqiptare, do të reflektoj pozitivisht tek çdo mërgimtar, kurse ngrohtësia e gjuhës shqipe do të hynë në shpirtin e çdo nxënësit mërgimtar-shqiptar, po që ne ja ofrojmë shpresën, shkollën shqipe.


LAPSH-ja me shpresë dhe arsye i drejtohet bashkëkombësit mërgimtar, biznesit, shoqatave, që së bashku të jemi në interesin të shkollës shqipe. Gjë që ky vullnet, që dhe është vullnet i gjithë mërgatës shqiptare, do të reflektoj pozitivisht tek çdo mërgimtar, kurse ngrohtësia e gjuhës shqipe do të hynë në shpirtin e çdo nxënësit mërgimtar-shqiptar, po që ne ja ofrojmë shpresën, shkollën shqipe.

Në emër të LAPSH-së uroj që kjo thirrje të shkojë tek çdo mërgimtar, që e prek në zemër gjuha e ëmbël, gjuha e bukur e perëndisë, gjuha e atdheut, gjuha më e vjetër, gjuha shqipe!

Redaksia