Shkruan: Mustafë Krasniqi
CALI- USHTARI IM I LIRISË
Liria do ta humb kuptimin pa liridashësit
E liridashësit në pranga rrinë me hile
Nga ata që padrejtësisht i gjykojnë
Ne edhe jemi mësuar me këto padrejtësi!
Të gjithë me liridashësit të jemi grusht
Cali- ushtari i lirisë me ne je o burri i trimërisë
Prangat një ditë do të pëlcasin, kur e drejta thërret!
Pse plisbardhin gjithmonë ma ndjek padrejtësia
Padrejtësisht ma dënuat ushtarin tim- Calin
Mbi çfarë të drejte i dhatë këtë drejtësi, ju….?
Vetëm pse ishte birë i lashtë i tokës ilire
Pse e donte lirin, shpëtimin e popullit
Nga gjenocidi serbë, hiena që bënte
Kriminelët nga frika i leni të lirë?
Pse bëni këso padrejtësi mbi ushtarët e lirisë
Ushtarin tim- Calin ma dënove me 26 vite
Me hipotezat e një Dik Martit plak?
A vritet liria me padrejtësitë që bëni
Dikur edhe Dik Marti shkruante libra
Në secilën faqe shkruante gënjeshtra?
Nuk denohet liria, pse e donin liridashësit
Ata që shpëtuan popullin nga gjenocidi serbë
Ushtria ime e nderuar, UÇK, lavdi të qoftë!
Cali- ushtari im i lirisë, sot nuk u prangose
More titullin e gjeneralit të madhe të kombit!