Shkruan: Mustafë Krasniqi
Sot më 30 Dhjetor – Dita e Veteranit të Ushtrisë Çlirimtarit të Kosovës (UÇK-së), është ditë që na e sjell në rikujtesën tonë betejën e parë të familjes Jashari në Prekaz, 30 dhjetor 1991. Aty ku nisi rruga e lirisë, me sakrifica të mëdhe, në përballje kundër forcave ushtarake serbe. Aty ku krisma e pushkës së trimërisë vendosi fatin e lirisë nën hijen e flamurit kombëtar, për ta bërë Shqipërinë një të bashkuar.
Aty ku nëpër beteja jehonte kënga e lirisë, në krye me komandantit legjendar Adem Jashari, ushtarëve të kombit, nga të gjitha vatrat e luftës, që trimërishte i rezistuan luftës kundër hordhive serbo – çetnike, duke mos u përkulur kurrë deri në fitore!
Andaj, ne, sot e kemi për obligim ta ruajmë amanetin e dëshmorëve, të heronjtëve dhe ta ruajmë e kultivojmë lirin, që na e solli gjaku i tyre. Të bashkuar të mos heqim dorë nga liria e plotë e të gjitha viseve shqiptare, që aty lirshëm të valavitej shqiponja dykrenare. Duke e rikujtuar gjakun e dëshmorëve, që sot falë sakrificës, kontributin të tyre, bartësve të lirisë, veteranëve, sot frymojmë të lirë dhe krenohemi me emblemën e UÇK-së, falë luftës tyre heroike sot gëzojmë pavarësinë e Kosovës.
Veteran të UÇK-së gëzuar 30 dhjetorin-Ditën e Veteranit, gëzuar!