PERI I GJATЁ

Migena Arllati

PERI I GJATЁ

Mos e kёput perin tё gjatё

bija ime,

se na martohesh larg

Doruntina ime…!

I

Thellё psherёtiu ime gjyshe

kur ika tej shtatё maleve

kapёrceva matanё shtatё lumenjve

arrita diku pas shtatё diejve.

Kur u nisa nga andej

isha elbasanllije.

Shtёpinё atje nё Spahikorre,

shkollёn tek letrari Guranjaku,

tё mesmen tek Kalaja

me emrin e gёrmambledhёsit Kristoforidh,

tё lartёn tek filologjiku i Xhuvanit.

Vashёza qёndiste

perin e gjatё lidhte…

Unё, goca e llastume

e para mbesё e fisit

me emёr librash

dhe flokёt dredha

me sytё e kaltёr

shtatin e hedhur

fatin larg e kisha shkruar

kёshillёn e gjyshes pa e dёgjuar.

Dhe peri zgjatet e zgjatet

deri tek nyja e lidhur fort

II

Kalova tokё shqiptare,

hyra nё tokё shqiptare.

Kish kufinj e gurё tё rёndё,

njerёzit e zinj tё vrisnin me sy

veshur me hekur e me plumba

njё gjuhё iu zvarritej nё gjuhё.

Gjakosnin pёllumbat,

trembnin djepet,

trandnin varret…

Hej, ҫka bёhet kёshtu?!

Nuk kisha zё tё flisja

nё heshtje gishtat pёrpёlisja.

Kur erdha kёtu

sёrish shqiptare,

me tatuazh nё zemёr

shqiponjёn dykrenare,

gdhendur vargjet e Fishtёs

nё telat e sharkisё e lahutёs,

kёndohej pёr Mollёn e Kuqe

Gjakova, Gjakderdha, Gjakmbolla

ushtonin njё zё djemtё e burrat

nё mars gjithmonё fillonte lufta

Unё mora ca vargje me vete

i struka thellё bashkё me shtetёsinё,

linda filiza jete

vazhdova, jetova

bashkova shqiptarinё.

Andej e kёndej

shqiptarё me shqiptarё

larguar nga ujqёr tё ҫartur

i ushqen njё bukё e ndarё,

shqip flasin

kёndojnё njёsoj

s’lёvizen lehtё

gurёt mbi varr

III

Dielli mё ngroh shqip

edhe Hёna shqip mё flet

bijё e Elbasanit

nuse e Gjakovёs

nё damarё lёviz gjak i njёjtё.

Kёtu tё gjithё e dinё vajza e kujt jam

tё gjithё e dinё nusja e kujt jam

m’i dinё fёmijёt

mendjen ku e lodh

djersёn ku e nxjerr

fjalёn dhe shkrimet m’i duan

kёtu s’jam mё e re

kam ngrёnё disa thasё kripё

kam ndёrtuar ca qeramide tё re.

Shikoj lajmёrimet e vdekjeve,

dikush i njohur shkoi vallё?!

Pёrshёndes njerёzit nё kalim,

fjala e mirё s’mё lodh kollaj.

Namazi thёrret

kёmbanat e sё dielёs jehojnё,

ca zhurma nё kafe

sa llafe pas darke,

ҫahen tupanat e dasmave

nuse e plaka ҫohen peshё,

ky vend i ka tё gjitha

ky vend ka vendёsit e vet.

Kёtu Ereniku gurgullon shqip

edhe njerёzit shqip shajnё,

Çabrati lёshon hije dhe fresk

dheun e tё parёve fort mban,

legjenda e Urёs nuk ёshtё mё e Fshehtё

trupin shtrirё rrёzё shkёmbi ka,

histori e qytetit nuk ёshtё e re

rrёfen gojёdhёna njё ngjarje tё lashtё.

Se mali me malin s’bashkohet

por njerёzit bashkohen njё ditё,

kokёn nё Shqipёri

trupin nё Kosovё

veshur me Himnin e Flamurit

dy grushta dhé nё duar

kёtu s’kam qenё kurrё e huaj!

Elbasan / Gjakovё, 2018