PELLAZGËT, GJURMËT E TYRE NË GJUHËN SHQIPE

(REFERUAR NË SIMPOZIUMI I 5të “LASHTËSIA E SHQIPTAREVE DHE E GJUHËS SHQIPE”)-VLORË 19-20 TETOR 2018/ 

KRITERI I VEÇORIVE GJUHËSORE NË ETIMOLOGJINË SHQIPE 
Shqipja, midis gjuhëve kryesore indoeuropiane, dallohet me individualitetin e vet stilistik dhe gramatikor, të cilin e ruan qysh nga lashtësia para indoevropiane. Në këtë kumtesë i kushtohet vëmendja e duhur dy veçorive thelbësore të fjalëformimit që vërehet në shqipen e sotme si vijueshmëri që nga lashtësia. Si veçori e parë renditet formimi i trajtës së shquar të emrave me prapashtesë, mandej paraqitet veçoria e dytë e formimit të emrave me nyjë të përparme nga mbiemra apo direkt nga emra. 
Përgjithësisht, në analizat etimologjike të fjalëve antike nuk vështrohet fjalëformimi; nga një anë prej ndryshimit të emrit nga forma e trajtës së pashquar në formën e trajtës së shquar me shtesën si mbaresë shquese, ndërsa nga ana tjetër nuk përfillet përngjitja e nyjës së përparme e emrit me emrin apo mbiemrin që formon pjesën e dytë. Le ti vështrojmë këto veçori. 

Trajta e Shquar në Gjuhët Indoeuropiane


Në gjuhët kryesore indoeuropiane dallojmë: 
• Gjuhë pa trajtë të shquar apo të pashquar: gjuhët e grupit sllav, me përjashtim të Bullgarishtes (me Maqedonishten si dialekt). 
• Gjuhë me trajtë të shquar që ndahen: 
1. Gjuhë me trajtë të shquar prej nyjës së vendosur përpara emrit; këto janë gjuhët e Evropës Perëndimore (grupi neolatin, grupi gjerman, gjuha Angleze dhe gjuha greke). 
2. Gjuhë me trajtë të shquar prej prapashtesës së emrit si Shqipja, Rumanishtja dhe Bullgarishtja (edhe me dialektin Maqedonas). 
Sesi është zhvilluar trajta e shquar me nyjë të përparme në gjuhët perëndimorë, dhe atë greke, shpjegohet, nëpërmjet një artikulli të bazuar shkencërisht nga Brigitte Bauer⁽⁹⁾. 
Në këtë artikull argumentohet se nyja shquese është shfaqje e procesit të natyrshëm të zhvillimit të gjuhës dhe hidhen poshtë teoritë e pabazuara se gjoja nyja e shquar është futur nga gjuhët Hebraike dhe Arabe nëpërmjet përkthimeve te Ungjillit, Biblës apo Kuranit dhe tregtarëve semito-arabë. Ndërsa në gjuhët sllave nevoja për shfaqjen e trajtës së shquar është kapërcyer me mënyrat e veta të shprehjes. Por në këto analiza, nuk trajtohet fare trajta e shquar në gjuhën shqipe, fakt i individualitetit të saj prej pellazgjishtes. 

Veçoria e Trajtës së Shquar në Shqip 
Dihet, sikurse çdo emër sendi i gjinisë mashkullore edhe emrat mashkullor të njerëzve marrin prapashtesën “i” në trajtën e shquar. Veçoria e Shqipes e formimit të trajtës së shquar me prapashtesë është shprehje pikërisht e origjinës së saj Pellazgjike, dhe tiparet e veta indoeuropiane kanë penetruar gjatë epokës së marrëdhënies së Pellazgëve me popujt fqinje euro-kaukazian. 
Mbaresa “i” në mbiemrat e përveçëm në Italisht – Një veçori interesante vërehet në mbiemrat e përveçëm të italianëve të trajtës mashkullore që marrin “i” fundore. Kjo “i”, e cila, sikurse mbaresat zanore “o”, “e”, etj., në italisht s’ka ndonjë funksion gramatikor; por “i”-ja është pikërisht nyja shquese pellazgo-ilire e mbartur në këto mbiemra gjuha Pellazgo-Ilire-Arbërore. 
Për shembull emrat e Shqiptareve: Agron Guri, Akil Rrapi, Petro Koçimari janë analogë të mbiemrave Italian të të quajturve: Adolf Xheponi, Petro Nini, Palmiro Toliati; Xhusepe Garibaldi, etj. Pra, mbaresa “i” e këtyre mbiemrave është nyja shquese e gjuhës së sotme shqipe huajtur prej marrëdhënieve të para-italianëve me Pellazgët dhe Ilirët. 
Kjo “i” e shqipes në emrat italian është dëshmi e bashkëveprimit të Pellazgjishtes si gjuhë e nënshtresës para latine me gjuhët autoktone evropiane gjatë evolucionit të formimit të gjuhëve indoeropiane. Këtej del konkluzioni se shumë elementë të përbashkët të Shqipes me gjuhët e sotme Evropiane janë pasojë e këtij bashkëveprimi gjatë evolucionit të secilës gjuhë. Për këtë bashkëveprim jepen një mori të dhënash faktike dhe interpretime të rëndësishme në veprën përmbledhëse të autorëve Luftulla Peza e Liljana Peza⁽⁴⁾. 
Trajta e Shquar në Rumanisht dhe në Bullgarisht – Historikisht argumentohet se nënshtresa e territoreve ku janë zhvilluar popujt që flasin rumanisht dhe bullgarisht ka qenë pellazgjike. Kjo nënshttrresë ushqeu gjuhën e administratave të vendosur përkatësisht nga Latinët dhe Sllavët në Ballkan (Iliri = Ilirikum). Së këtejmi nyja shquese fundore pellazgjike e evoluar në “i” te Shqipja, te latinizimi i pellazgjishtes në Rumanisht prapashtesa shques (analoge e “i” -së në ship) evoloi “ul” (“yl”), kurse në sllavëzimin e Pellazgjishte në Bullgarisht në “at”. Prapashtesa “-at” gjendet në disa toponime në Shqipëri si p.sh. Lazar[at], Jorguc[at], Bama[tat], Bular[at], etj. Në Shqipen origjinale do të emërtoheshin kështu: Lazar[i], Jorguc[i], Bamat[i], Bular[i], etj. 
Natyrisht, si dhe në raste të tjera këto mbaresa janë mbetje nga ekspansioni i sllavëve në territoret e Shqiptarëve, në këtë rast të Perandorisë Bullgare. 
Etimollogjia e Emerit të Përveçëm Bardhyl 
Për çudi, zor se gjendet ndonjëri që të mohojë etimologjinë e dukshme dhe të qartë të bërë nga një autoritet i albanologjisë⁽¹⁾ i këtij emri të përveçëm si kombinim i dy fjalëve “bardh” dhe “yll”, d.m.th. “i bardhi yll” = “ylli i bardhë” = “Yllbardhi”. Kjo etimologji duket aq qartë sa u është dukur qartë dy kolosëve Aristotelit dhe Ptolemeut dhe tërë të tjerëve se “Dielli rrotullohet rreth Tokës” dhe mohuan të vërtetën shkencore të përcaktuar nga Aristarku i lashtësisë gjer tek epoka e Rilindjes, përfshirë edhe kërcënimin që iu bë Galileut. 

Natyrisht, Pellazgët, në marrëdhënie me popujt e veriut, kanë marrë dhe kanë dhënë elementë të shumtë gjuhësor që unë po përmend vetëm dy, më demonstrativët. 
Fjala Shqip Bjeshkët – Vargmali që shtrihet nga Çekia Perëndimore nëpër Poloni dhe arrin në Ukrainë njihet në gjuhët sllave me emrin Beskidy (Anglisht Beskids, Shqip Beskidet). 
Etimologjia e fjalës Beskidy është kjo: 
“Besk” – fjalë rrënjë e panjohur ndër gjuhët indoeuropiane 
“id” – prapashtesë laitine si në “dinar” – “dinarid”, apo 
“Y” – prapashtesë e shumësit në sllavisht, që i përgjigjet prapashtesës “s”, në Anglisht dhe “et”, në shqip. 
Pra, duke i hequr prapashtesën latine dhe atë të shumësit në sllavisht dhe duke zëvendësuar “sk” me shk” del fjala rrënjë “Bjeshkë” -mal dhe Bjeshkët Malet. Përderisa vetëm në Shqip ekziston fjala bjeshkë për mal del konkluzioni se vargmali ka kuptimin “Bjeshkët” analog me “Bjeshkët e Namuna”. 
Fjala Shqip “Gardh” – Në Anglisht dhe në Norvegjishten e vjetër fjala “garth” ka kuptimin e një vendi të rrethuar, kopshti apo oborri të vogël. Në shqip kjo është fjalë rrënjë dhe ka kuptimin e gardhit kufirin e një trualli. Latinishtja që nuk e ka tingullin “dh” e ka shkruar këtë fjalë “Gard” dhe vendin e rrethuar të repartit mbrojtës të Qeverisë e ka quajtur “Garda”, ndërsa gardist e ka kuptimin roje (e gardhit). 
ETIMOLOGJI FJALËSH TË VEÇANTA 
Ka një mori fjalësh të veçanta të Shqipes që gjenden edhe në gjuhë të veçanta indoeuropiane, apo në ndonjë gjuhë fqinje me pellazgjishten e lashtë. 
Etimologjia e fjalës së lashtë Eureka 
Etimologjia e fjalës “Eureka” paraqitet në të gjitha si përkthim nga Greqishtja e Vjetër “e gjeta” apo “unë e gjeta”. Në Anglisht përkthehet “I found it”. 
Fjala e lashtë│ Shqip │Greqisht │Anglisht │Gjermanisht │ Frengjisht │ Rusisht 
Eureka │e gjeta │to vrika │I find it │ich finde ese │je l’ai trouvé │Ja nashjell etot 

Fjala e lashtë ”Eureka“ tregon një mendim që në gjuhët perëndimore dhe sllave shprehet pa trajtë të shkurtër të përemrit vetor që shprehet me “e” në Shqip dhe me “to” në Greqisht. Në strukturen e atyre gjuhëve shprehet kështu “unë gjeta atë”, mënyrë shprehjeje që tingllon keq jo vetëm në Shqip, por edhe në Greqisht. Fjala “Eureka”, si fjalë e përbërë pellazgjike, pasqyrohet plotësisht në Shqip, ndërsa në greqisht pasqyrohet ndikimi i saj në formën e të shprehurit me trajtë të shkurtër të përemrit (përkatësisht “e” dhe “to”) dhe kohën e shkuar të foljes në vetën e parë, të dyja gjuhët e kanë me “a” (gjeta; vrika). 

Pjesët përbërëse të fjalës “Eureka” – Përbërësit e fjalës eureka janë “e”, “u”, “reka”. Pra, siç e pamë këtu, kjo fjalë, në gjuhët e renditura për krahasim përkthehet “unë gjeta atë”. Këta komponentë të fjalës “Eureka” korrespondojnë vetëm me gjuhën Shqipe; konkretisht: 
Pjesëza “e”, është trajtë e shkurtër e përemrit vetor veta e tretë numri njëjës rasa kallëzore “atë”; në Anglisht i përgjigjet përemërit të pakufishëm “it”. 
Zanorja “u”, është e folur dialektore në shqip për “unë”; në Anglisht i përgjigjet përemrit “I”. 
Pjesëza e fjalës “reka” – gjanë me greqishten “vrika”, por më tepër i ngjanë Shqipes dialektore “rreka” apo rroka, d.m.th. “kapa”; në Anglisht i përgjigjet “I cought”; e kapa, me kuptimin e gjeta. 
Mesa duket, shkencëtari i Antikitetit (Arkimedi?) entuziazmin e zbulimit të tij e ka shprehur papritmas në gjuhën e tij amtare, në një dialekt të Pellazgjishtes, prej nga është zhvilluar Shqipja. 
Etimologjia e Emrit të Perëndisë “Zeus” 
Nga shkrimet e lashtësisë, Zeusi përcaktohet si perëndi Pellazgjike që ka mbirë nga Toka. Këtej del edhe etimologjia e emrit “Zeus”, e analizuar nëpërmjet Shqipes si Neopellazgjishte . 
Zeus, trajta e shquar e emrit “Zeus” në Shqipen e sotme është “Zeusi”. Por, ne duhet të dimë se gërma “s” fundore nuk mund të jetë Pellazgjike, por Greke, të cilët e kanë marrë prej Pellazgëve në trajtë të shquar me kuptimin “Dheu” dhe i kanë shtuar tingullin “s”. Për një vesh jo-pellazgjik tingulli i germës “dh” ka qenë i pa qartë dhe është shkruar “Z”. Pra Perëndia e Tokës është quajtur nga Pellazgët “Dheu”, ndërsa Grekët i kanë shtuar gërmën “s” dhe e bënë “Dheus”, por shkruesi e bëri “Zeus”. 
Fjala Biblike “Nefilim”, Fjalë e Përbërë Pellazgjike 

Në origjinalin Hebraisht të Biblës te kapitulli Gjeneza 6 : 1-6 dhe 13 numurat (para-Përmbytjes dhe pas-Përmbytjes) përmendet termi (fjala) “Nefilim”. Kjo fjalë, e dyshimtë në Hebraisht, është përkthyer në Anglisht, duke u nisur nga mbaresa “im” që formon emrat në numurin shumës (pak a shumë si mbaresat “ët”, “et”, “at” në Shqip. 
Kuptimi i fjalës Nephilim diskutohet për shumë vjet, si emër në numrin shumës, megjithatë paqartësia e shpjegimeve mbetet e përhershme. Ende, asnjë nuk e di se ç ‘kuptim ka kjo fjalë. 
Shpjegimet lidhen me trajtat e foljes hebraisht “bije,” me “ranë” (Hebraisht naphal, nafal). 
Kështu, pjesa e parë e fjalës (pa “im”) “nefil” konsiderohet se ka kuptimin e foljes “nafal” = “rënë”, “bije”, mandej folja “nafal” vështrohet edhe si emër “i rëni”, apo “i zbrituri”, ndërsa “im” e kthen numurin nëjës në shumës dhe “nafal-im” interpretohet si “nafalët”, “të rënët” “të zbriturit” nga Qielli apo nga Perëndia. Ketej dalin veshtrime të ndryshme konfuze për shpjegimin e fjalës “Nefilim”, e cila është përkthyer në Anglisht si emër shumës: tiranët, gjigantët, engjëjtë, titanët, burrat, etj. 
Konfuzioni mbetet, sepse është mohuar evolucioni i gjuhës shqipe nga gjuha pellazgjike që është bashkëkohore me gjuhët e mirënjohura të qytetërimeve të lashta. 
Natyrisht, çdo shpjegim i gjenezës së një objekti apo i një ngjarjeje të çfarëdoshme nis me fjalën “fillimisht”, apo “në fillim”. Konfuzioni në përkthimin Anglisht të fjalës “nefillim” prej Hebraishtes shkaktohet sepse askujt prej përkthyesve nuk i shkon ndermët se “nefilim” nuk është emër hebraik në numur shumës, por fjalë e përbër e ndonjë fragmenti të shkruar më parë në Pellazgjisht dhe mandej të përshtatur si emër shumës në Hebraisht, ku, vetëkuptohet, mbrapashtesa “im” nuk tregon shumësin e emrit hebraik, por është mbrapashtesë e foljeve që mbarojnë me “oj” në gjuhën shqipe si në foljen “largoj”, ku, zëvendësohet mbaresa “oj” me “im” dhe behet “largim” . Në mënyrë të ngjashme në foljen “filloj”, duke u zevendsuar mbaresa “oj” me “im” bëhet “fillim”. 
Pra, etimologjia e fjalës “nefilim” bëhet prej Shqipes; ka kuptimin fillimisht, përbëhet prej parafjalës “ne” = “në” dhe “filim” = “fillim” dhe paraqitet si një fjalë “nefilim” = “nëfillim”. Përkthimi pa mëdyshje duhet të ketë këtë kuptim: “Në fillim të ngjarjes biblike zbritën nga Qielli gjigantët apo engjëjt”. 

KONKLUZIONE 

1. Ndajfolja Shqip është fjalë rrënjë Pellazgjike, sinonim i fjalës Arbërisht (Albanisht),në pajtim me të folurën së Albanëve të provincës të vogël së lashtë Ilire me Kryeqytet Qytetin Albani (Qytetin Arbër), Geqisht “Albano-polis”. 
2. Evolucioni i gjuhës shqipe nga gjuha e Pellazgeve dhe Ilirëve argumentohet me veçoritë e gramatikore dhe fjalëformuese të Shqipes, aspak të ngjashme me gjuhët indoeuropiane kryesore, si dhe me etimologjinë e disa fjalëve të Antikitetit që kanë kuptim prej fjalëformimit të gjuhës Shqipe. 
3. Artikujt e shumtë që vënë në dyshim evolucionin e Shqipes, shpërfillin evidentimin e fakteve reale dhe analizën e tyre nëpërmjet gjuhës shqipe edhe prej ndjenjës së inferioritetit të formuar prej mos-shkrimit të Shqipes gjatë Mesëjëtës të imponuar nga sundimi i perandorive të njëpasnjëshme. Këtë inferioritet e ruajnë edhe disa studiues me autoritet të pamerituar (Nga Portali: “Albaniapress). 

Prof. Dr. Vedat Shehu

REFERENCAT
1. Çabei, Eqerem (1989). “ IX, Studime etimologjike në fushë të shqipes : C-D”, Rilindja, Prishtinë. 
2. Georg, Von Hann (1854). Albanische Stude (Studime Shqip); artikull: “Johannes Georg von Hahn – Babai i Albanologjisë që ia dedikoi gjithë jetën e tij studimit të shqipes e Shqipërisë” në: http://ëëë.njekomb.com/?p=23584 
3. Konda, Spiro (1964). “Shqiptarët dhe Problemi Pellazgjik”, 370 f, Shtëpia Botuese Mihal Duri, Tiranë. 
4. Peza, Lutulla dhe Peza, Liljana (2018). “Gjuhët e Lashta të Ballkanit dhe Anadollit dhe Familja Pellazgjike e Gjuhëve”, 344 f, Shtëpia Botuese Geer, ISBN 978-9928-07-575-8. 
5. Mathieu Aref (2004). Mikenët = Pellazgët: Greqia ose zgjidhja e një enigme, 608 f. Shqipëroi nga Frengjishtja: Iliriana Angoni, shtëpia botuese: “Plejad”. . ISBN 978-99956-658-2-1. 
6. Mici, Aristotel (2013): Prejardhja e Emrit Shqiptar në Nacional Albania: http://ëëë.nacionalalbania.al/2012/12/nga-aristotel-mici-prejardhja-e-emrit-shqiptar/ 
7. Mojkom, Zeqo (2017). “Eqrem Çabej, një shkrim i panjohur për origjinën e gjuhës shqipe”, në: 
http://ëëë.gazetadita.al/eqrem-cabej-nje-shkrim-i-panjohur-i-tij-per-origjinen-e-gjuhes-shqipe/ 
8. Shehu, Vedat (2013): “Prejardhja e Emrit Shqiptar, Komenti im për studimin etimologjik të Aristotel Micit”; në Gazeta Dielli: http://gazetadielli.com/prejardhja-e-emrit-shqiptar/ 
9. Bauer, Brigitte L.M. (2007). The Definite Article in Indo-European: emergence of a new category. In E. Stark et al. (eds.), 103-140. (Nyja e Trajtës së shquar në Gjuhët Indo-Europiane: Shfaqje e një tipi të Ri).