TV Ura e Bashkuar

Nga Isuf Ismaili

Një këngë në rrjedhshmërinë e natyrshme të këngëve jugore me një interpretim e tekst të shkëlqyer, ku bashkohen të gjitha anët e mira, të bukura, vlerat muzikore, zëri, instrumentet, ana gjuhësore, përmbajtja kuptimore, dashuria për gjuhën, për shqiptarësinë tonë, për atdhedashurinë, porosia e qartë për mërgimtarët shqiptarë, të ndodhur në vendet e huaja, ku punojnë e gjallërojnë. Mbajtja gjallë e shpirtit shqiptar bëhet natyrshëm duke ruajtur si sytë e ballit, shqipen tonë, ashtu siç e dimë dhe siç duhet ta çmojmë të gjithë ne si gjuhën e zemrës. Në shumë gjuhë mund të flasim e shkruajmë, ato mund të jenë gjuhë të punës e të bukës, por gjuha e zemrës është vetëm gjuha jonë – gjuha shqipe, një nga lidhjet më të natyrshme të të gjithë shqiptarëve në trojet etnike e në dhera të huaja. Gjuha shqipe është vetë lidhja me damarët me rrënjët e atdheut, me jetësinë e Shqipërisë sonë të tërësishme e të natyrshme. Kjo është edhe porosia që na vjen nga kënga jote i dashur Xhelo, ndaj të uroj nga zemra që të krijosh, të këndosh e të kesh mbarësi e suksese ngaherë! Të lumtë e zemra të këndoftë, përherë! (Marrë nga Isuf Ismaili)

Reklama