Shkruan: Isuf Ismaili
Kur rrebeshet nxinin në Kosovë,
Kur bubullima dëgjohej anembanë,
Dhe tokës së bekuar i vinte rënd,
Ti gjoksin furtunave ua ke vënë.
Ti trim, krenar llapjani,
Me sy e zemër skifteri,
Me mendjen gjithnjë kthjelltësi,
Për të shenjtën Nënë Shqipëri.
Djajve frymën u zure,
Dhe bishave të egra serbe,
Se gjaku i heronjve të thërriste,
E të dukej, se toka nuk të mbante.
Po, gjaku i Micit të thërriste,
Naimi zemrën ta ushqente,
Me mijëra fjalë perëndie,
Të thanë se ky është dhe Shqipërie.
Të thanë o Hero Zahir Pajaziti,
Kosova është dheu i Shqipërisë
E ti gjakun në themelet e saj e ke,
Dëshmi për brezat që vijnë, për historinë.