Këshilla e babait për djalin e tij që ishte tepër nevrik

Babai, duke e ditur se djali i tij është tepër nevrik, i thotë djalit të tij: “Unë dua të jap një këshillë se si ta heqësh këtë ves”.

Babai e porosit të birin të merr një dërrasë dhe sa herë të nervozohet, ta fyen apo ta ofendon dikë do duhet të nguli nga një gozhdë në të.

Djalit i pëlqeu këshilla e babait dhe menjëherë i hyri punës. Ditën e parë i nguli tridhjetë e shtatë gozhda. Kur i pa ato i erdhi zor, kështu që ditën e dytë e përmisoi disi situatën dhe i nguli vetëm njëzet gozhda. Ditën e tretë i nguli dhjetë gozhda dhe çdo ditë e në vazhdim djali vazhdoi duke i pakësuar, saqë pas një jave në dërrasë nuk kishte ngulur asnjë gozhdë. Ai kishte filluar të ushtrohej dhe të mësohej me vetëpërmbajtje.

Kur pa që kishte arritur të mos zemërohej dhe nervozohej, ai shkoi i gëzuar tek i babai i tij dhe i tha:

– “Baba shiko, unë sot nuk e kam ngulur asnjë gozhdë“.

Por, babai ia ktheu:

– “Puna jote akoma nuk ka përfunduar. Tani duhet t’i shkulësh të gjitha gozhdat e ngulura nga dërrasa”.

Djali i hyri punës dhe i shkuli. Më pas babai mori dërrasën e mbushur me vrima dhe i tha:

– “A i sheh këto vrima dhe të çara në dërrasë? Këto janë plagët që u ke shkaktuar njerëzve me të cilët je nervozuar, i ke fyer dhe ofenduar”. (Nga portali “Infoshqip”)