Tregimi mbi amanetin që i la të birit babai i pasur

Një njeri i pasur, kur e kuptoi se po i afrohej vdekja, thirri djalin e tij dhe i tha: “Biri im, mua më është afruar vdekja, prandaj dua të të lë një amanet. Kur të vdes më fusni në varr me çorape.”

I biri, edhe pse nuk e kuptoi dëshirën e babait, e pranoi atë. Përpara se të largohej, ai i dha një letër në dorë dhe e porositi që ta hapte pas vdekjes së tij: “Biri im, pas vdekjes sime, në momentin e parë kur të përballesh me ndonjë vështirësi, e që nuk do të gjesh zgjidhje, hape dhe lexoje këtë letër.

Pas disa ditësh njeriu vdiq. I biri filloi të mendoj se si tja bënte që ta varros babanë me çorape. Shkoi tek një hoxhë dhe e pyeti se a është e lejuar një gjë e tillë, por hoxha i ktheu përgjigje negative dhe i tha që babai i tij nuk mundet asesi të varoset me çorape. Djali shkoi edhe tek një hoxhë tjetër por edhe ai i ktheu përgjigjen e njëjtë.

Djali tani gjendej në një situatë aq të vështirë sa nuk dinte si t’ia bënte. Në moment ju kujtua porosia e dytë e babait, që pas vdekjes së tij, në momentin e parë që do të përballej me një vështirësi ta lexonte letrën. Kështu veproi. E hapi letrën dhe në të shkruante: ”Bir im! Siç e shikon edhe vetë, unë edhe pse jam kaq i pasur nuk po mund të marr me vete as një palë çorape.” (Marr nga portali infoshqip)