QIELLI VJELL NGA TA….
Në kohën e dasmave, zë humbur
këput jam t’uj kjajt, pa zë, n’lot moti
n’çdo fushë, n’tokën e djegur
hileqarët e thinjur, na zinin frymën!
Daullet nuk ligshtoheshin, n’valle t’krisura
kënga shkonte, përzier me avullin e hijeve
n’ pikturë çizmet e hekurta, të kobit
me kortezhet e mërdhirë na ikte dita!
As nuk u trembshim prej hijeve të liga
edhe pse na rridhnin gjaknjomje gishtave
s’ kishim frikë se do të mbeteshim pa liri
sa na hante moti, me pyka tona pas shpine!
Me pelerinën e plohrosurë dikur shkundullimë
E “trimit” të zëshëm të historisë “B”, edhe sot
me “kryediturin” udhë shkronjave të zeza
për emër e një palë këpucë të përpinte, dikur!
E atëhershmja iku, me nam e nishan
ata që dje, prangosën dhe vranë
fjalën e lirë, kërkesën për liri, sot,
n’ faqet e përlyera heroin e krijojnë!
Nga disa shkrues, akademik e historian,
qielli vjell nga ta, me fytyra shumëngjyrëshe
për heronjtë e lirisë, të tokës shqipe
piktura e tyre rrëshqasin në ndyrësirë!
Këta “trima shkrues t’zgjuar”, nëpër hije nate
nostalgjia i ndjek përmallshëm për “Jugo- Titon”
shallagjisë i vejnë barrë të rëndë, sa historia s‘duron
e shëtisin lojës së heshtur, me fotografi hije nate.
Ju që ma burgosët dhe vrat lirinë dje, për emër
sot mos ma goditni heroin, ushtarin e lirisë, ju hileqar
ata ishin vet UÇK-ja, bijët e patrembur të Arbërit,
gjak i Aleksandrit, Pirros, Teutës dhe i Gjon Kastriotit.
Ju…n’tokën e ndjekjes, të shqipes, si dikur dhe sot
t’ zëshëm rrugëve hileqare, na zini frymën!
CALI- USHTARI IM I LIRISË
Liria do ta humb kuptimin pa liridashësit
E liridashësit në pranga rrinë me hile
Nga ata që padrejtësisht i gjykojnë
Ne edhe jemi mësuar me këto padrejtësi!
Të gjithë me liridashësit të jemi grusht
Cali- ushtari i lirisë me ne je o burri i trimërisë
Prangat një ditë do të pëlcasin, kur e drejta thërret!
Pse plisbardhin gjithmonë ma ndjek padrejtësia
Padrejtësisht ma dënuat ushtarin tim- Calin
Mbi çfarë të drejte i dhatë këtë drejtësi, ju….?
Vetëm pse ishte birë i lashtë i tokës ilire
Pse e donte lirin, shpëtimin e popullit
Nga gjenocidi serbë, hiena që bënte
Kriminelët nga frika i leni të lirë?
Pse bëni këso padrejtësi mbi ushtarët e lirisë
Ushtarin tim- Calin ma dënove me 26 vite
Me hipotezat e një Dik Martit plak?
A vritet liria me padrejtësitë që bëni
Dikur edhe Dik Marti shkruante libra
Në secilën faqe shkruante gënjeshtra?
Nuk denohet liria, pse e donin liridashësit
Ata që shpëtuan popullin nga gjenocidi serbë
Ushtria ime e nderuar, UÇK, lavdi të qoftë!
Cali- ushtari im i lirisë, sot nuk u prangose
More titullin e gjeneralit të madhe të kombit!
FLAKADANËT E LIRISË
(A.Zhitia- F.Fazliu)
Për Atdhe, flamurin e lirisë
Si qirinj ndezur përherë
E me shtatë ngjyra Ylberi mbi ju
Rrezet e agimit si kurrë s’pushuan.
Pas jush fërfëlluan të gjata furtuna
Hienat morën trimëritë e orëzezave
Në përleshje, froni më gjarpërinj
Fantazmat u thyen të plagosura
Në çdo pëllëmbë toke gjak i juaj ishte.
Vërdallë jeta me këngën u shkonte
Në ato pështjellime, gjaku rrek
Thoshit:- liria, toka është e jona
E në mall m’u derdhën vargje lot
pranë bustit tuaj o vëlla hero!
Zemra si s’më qahej për ju…
kushtrimi në breg të diellit
përkrah vdekjes kishit lirinë
mbi supe shqiponja u epte dritë.
Sot kudo u gjejë të pathyeshëm
Në këngë, poezi, dasma e përvjetorë
O flakadanë, dritë e gjithë etnisë!