Shkruar nga Mustafë Krasniqi
Redaksia e webfaqes “www.uraebashkuar.com”, fton lexuesit e saj nga të gjitha trojet shqiptare dhe, kudo që janë në botë, të marrin pjesë në bashkëbisedimin “Bisedë e Lirë”, me qëllim që të debatojmë rreth temës “gjuha dhe kultura kombëtare në mërgatë”. Ideja është që të gjithë të bashkëveprojmë në shërbim të sensibilizimit të mërgimtarëve shqiptarë në ruajtjen e gjuhës dhe kulturës kombëtare. Qëllimi është se si të organizohemi apo thënë më shkurt si të veprojmë për të shpëtuar pjesën më vitale të kombit, fëmijët tanë mërgimtarë!
Fëmijët të cilët, pa fajin e tyre, brezi i dytë ka filluar ta belbëzoj gjuhën e bukur, gjuhën shqipe. Pra, nëse ne dhe institucionet tona rrimë të heshtur, në përgjumje, ka drojë se e ardhmja e tyre do të vije deri te asimilimi!
Për të mos u përsëritur këto skena të dhimbshme të asimilimit, ne, shqiptarët kudo që jemi së bashku të punojmë në këtë drejtim, pa ndikime fetare, politike dhe ato partiake.
Temat do të jenë:
- Sa jemi duke punuar, si komunitet shqiptar, për ta sensibilizuar çështjen e mësimit plotësues në gjuhën shqipe, tek bashkëkombësit mërgimtarë?
- Si duhet të veprojmë, për ngritjen e vetëdijes kombëtare, për ta ruajtur gjuhën te fëmijët mërgimtarë?
- A duhet të jemi një zë, për mërgatën shqiptare, për ruajtjen e gjuhës shqipe te fëmijët mërgimtarë?
- A duhet të jetë i domosdoshëm unifikimi i diasporës shqiptare, për shkollën shqipe?
P.s. Të gjithë ata që duan të kontribuojnë në këtë drejtim, për mësimin plotësues në gjuhën shqipe,me opinionet e tyre, kërkojmë t’i shmangen komenteve politike, fetare dhe atyre partiake.
Presim edhe shkrime të kësaj natyre, përpos opinioneve…
Emaili: infouraebashkuar@gmail.com
Me respekt
Redaksia
Mustafë Krasniqi
Përshëndetje lexues të nderuar! Gazeta Online “Ura e Bashkuar” pret bisedën e juaj, shkrimet dhe sygjerimet rreth temës së shtruar: ORA E SHQIPES