Shkollat shqipe në Bavari
Shtypni mbi shkolla-shqipe.de, për t’u hapur faqja
Shtypni mbi emrin e qytetit, për të gjetur adresën e shkollës, ku ju dëshironi ta dërgoni fëmiun në mësimin plotësues në gjuhën shqipe.
HISTORIKU I LAPSH-IT NË BAVARI
Nisma për hapjen e mësimit plotësues në gjuhën shqipe, në Landin e Bavarisë, ishte një nismë e domosdoshme dhe më se e nevojshme për mërgatën shqiptare, që jeton dhe vepron në Munih. Gjë që nismëtarët e saj, për dallim nga organizatat dhe shoqatat tjera shqiptare në Bavari, kishin për qëllim parësor e të domosdoshëm, çështjen e ruajtjes së gjuhës amtare, kulturës kombëtare shqiptare dhe mësimin e historisë së kombit të tyre, në bashkëpunim me institucionet tona kombëtare e shtetërore të Republikës së Shqipërisë dhe të Kosovës.
Duke i parë fëmijët tanë mërgimtarë dhe vështirësitë e tyre në ruajtjen e kulturës dhe të gjuhës së tyre, e kemi parë të arsyeshme, që të marrim hapa konkret në këtë drejtim. Për të mos ardhur deri te kjo rrezikshmëri, një grup intelektualësh, nismëtarë; z. Mustafë Krasniqi, ideator i parë, që në shtator të vitit 2016, ia dorëzoi platformën e këtij projekti, konsullatës së Republikës së Kosovës, për mësimin plotësues të gjuhës shqipe në Bavari, e cila gjeti përkrahje nga konsullata, konkretisht, konsullit Hamdi Reçica.
Kësaj nisme iu bashkuan: z. Fran Tanushi, z. Fadil Lumin, z. Deli Balidemaj, znj. Donika Zonja, znj. Hateme Morina, z. Isuf Bytyçi, z. Agron Ibrahimi dhe z. Jonuz Veliçi. Kështu, që më 8 tetor të vitit 2016, themelohet Këshilli Nismëtar dhe përgjegjës i këtij këshilli deri te Kuvendi i parë, zgjedhet z. Mustafë Krasniqi.
Gjatë kësaj periudhe, Këshilli Nismëtar për opinion dha një deklaratë, të shtypur dhe e shpërndau formularin për vitin 2016/17, për regjistrimin e nxënësve dhe u hapën disa klasë
Kuvendi i parë i LAPSH-it në Bavari
Më 23.04.2017, në prani të mësimëdhënësve, Këshillit të prindërve, Shoqatave dhe përfaqësuesëve të bizneseve, që jetojnë dhe veprojnë në Bavari, u mbajt Kuvendi Themelues i LAPSH-it, ku të pranishëm ishin: ish-Ministri i Arsimit, i Shkencës dhe Teknologjisë së Republikës së Kosovës, z. Arsim Bajrami me stafin e tij, ish-Ministri i Diasporës i Republikës së Kosovës z. Valon Murati, drejtori i Departamentit për Arsim dhe Kulturë në Diasporë, z. Avdyl Lipoveci, konsulli i Përgjithshëm i Republikës së Shqipërisë z. Arten Hanku, konsulli i Përgjithshëm i Republikës së Kosovës z. Naser Idrizi, Këshilltari z. Faket Kajtazi dhe Konsulli Hamdi Reçica. Kuvendin e hapi prof. Mustafë Krasniqi, kurse paneli drejtues ishin: z. Fran Tanushi, z. Isuf Bytyçi, znj. Donika Zonja dhe Dr. Hamdi Reçica. Kryesues i komisionit ishte z. Afrim Nura, i cili i shpalli votat e kandidatëve të zgjedhur prej 19 anëtarësh: z. Mustafë Krasniqi – kryetar, z. Tefik Jaha – nënkryetar, znj. Donika Zonja – nënkryetare, z. Fran Tanushi-nënkryetar, z. Isuf Bytyçi-sekretar, z. Agron Ibrahimi-Arkatar dhe znj. Lorita Ismaili-Zëdhënëse, kurse anëtarë tjerë ishin: znj. Valbona Roqi, z. Anila Xhani, znj. Nerxhivane Qorolli, znj. Minire Gajtani, znj. Nife Arifaj, znj. Xhevahire Sylejmani-Maliqi, z. Fadil Lumi, z. Januz Veliqi, znj. Lule Lokaj, z. Maxhun Smajli, Dr. Edmond Skënderaj dhe z. Sahit Bejta.
Mësues-it/et e parë/a ishin: znj. Mervete Ismajli, znj. Ismie Haxhaj-Demolli, z. Mustafë Krasniqi, znj. Esyngul Sallauka, znj. Ardiana Mani, znj. Minire Gajtani, znj. Xhevahire Sylejmani-Maliqi, znj. Blerina Shabani-Morina, znj. Vlora Ahmeti, znj. Anila Xhani, znj. Nerxhivane Qorolli, znj. Fahrije Basha, znj. Shqipe Kolukaj, znj. Donika Zonja, znj, Nevila Saja, z. Milazim Kajtazi, znj. Beslime Gashi, znj. Lume Daci –Hoti, znj. Suzana Meçe. Z. Hamzë Daka, znj Valbona Roqi etj.
U nxorën shumë rregullore, u formuan komisione, Këshilli i Arsimtarëve dhe degët, u morën vendime, u hapën shumë klasa, u pranuan mësimdhënës të rinj, u mbajtën seminare, manifestime dhe kuiz diturie! Kurse, përmes faqes www.uraebashkuar.com dhe facebook-ut “Shkolla Shqipe – Bavari”, sensibilizuan çështjen e mësimit plotësues në gjuhën shqipe në Bavari! Donatori kryesor, është Fondacioni “Besa”, pa i harruar edhe donatorët tjerë, që jetojnë e veprojnë në Bavari, si dhe Shoqatën gjermane “ Morgen e.V.”.
Kryesia e LAPSH-it, ndërtoi lidhje të ngushta me MASHT-in dhe MDIS-in, të Republikës së Kosovës dhe organizoi takime me përfaqësues të MASHT-it: nga Instituti Pedagogjik, IPK, Drejtoria e Kompetencës – Skenderaj, AAPAR, etj.
Ndërsa, dy Konsullatat shqiptare në Mynih i caktuan përfaqësuesit e tyre: Dr. Dashnor Ibraj nga Konsullata e Republikës së Shqipërisë dhe z. Faket Kajtazi nga konsullata e Republikës së Kosovës.
Në shkurt të vitit 2019, u vizituan disa shkolla me mësim plotësues të gjuhës shqipe, në Bavari, nga Ministria i Arsimit e Republikës së Kosovës dhe IPK-ja, që nën përkujdesin e LAPSH-it dhe MDIS-it u mbajtën 5 seminare.
Për punën dy vjeçare LAPSH-i, përpos aktiviteteve tjera, e shtoi numrin e nxënësve, e nxori ditarin e punës, të cilin e punoi z. Mustafë Krasniqi, për vitin 2018/19 dhe 2019/20, po ashtu edhe planin vjetor, të punuar nga mësuesja Lume Daci-Hoti, për vitin 2019/2020.
Kuvendi i dytë i LAPSH-it në Bavari
Kuvendin e dytë zgjedhor, LAPSH në Bavari e mbajti më 01.06.2019. Ndërsa, pas vërejtjes nga gjykata e Munihut, për shkak të anashkalimit të disa pikave gjatë zgjedhjeve, u rikthye për votim! Në herën e dytë, me datën 07.03.2020, zgjedhjet u rikonfirmuan me miratimin e kryesisë së re: z. Milazim Ukaj – kryetar, z. Selim Hoti – nënkryetar, z. Avdi Kolukaj – sekretar dhe z. Rexhep Nikqi – arkatar. Kurse koordinator u zgjodh z. Mustafë Krasniqi.
Gjatë kësaj periudhe, LAPSH-i në bashkëpunim me konsullatat shqiptare në Mynih, nënshkruan marrveshjen e përbashkët nga: z. Arten Hanku – konsull i përgjithshëm i Republikës së Shqipërisë, z. Afrim Nura – konsull i përgjithshëm i Republikës së Kosovës dhe z. Milazim Ukaj – kryetar i LAPSH-it për Bavari, ku LAPSH-i autorizohet të menagjoj dhe koordinoj mësimin plotësues në gjuhën shqipe në landin e Bavarisë. Ndërkohë u hapen dhe tri klasa të reja në Freising dhe Landshut me mësuese, znj.Nife Arifi dhe në Garching me mësuese, znj.Valentina Coli.
TAKIMI I KRYESISË SË KMPGJSH ME MËSIMDHËNËS
DHE PËRGATITJA PËR VITIN SHKOLLOR 2018/19
EKSKURSIONI PESËDITOR NË ATDHE, ME NXËNËSIT
E SHKOLLËS SHQIPE NË BAVARI