Shkruan Isuf I. Bytyçi
„ Inatxhi, wie arrnaut!“ ( idhnak, si shqiptar), më pat thë një turk, te puna!, t’jua them të drejtën, më erdhi rëndë!
Kolegu tjetër, më tha se: „ju shqiptarët, jeni popull i komplikuar!“
Ndërsa, tjetri më tha se: „Ju shqiptarët, keni gjuhë të komplikuar!“
Të gjitha këto mendime të të tjerëve dhe gjith këto sharje të shqiptarëve, mbi njëri tjetrin, më shtynë që ta shkruaj këtë artikull!
„ OPINIONE DHE EDITORIALE“, është titulli, që më shtyri të reagoj, ndaj disa personave, të cilët kanë debatuar në mediat elektronike, pro e kundër diasporës shqiptare! Por, jo vetëm kaq! Konflikti dhe debati, gjuha e të cilit ishte ajo e ish-Presidentit dhe ish- Kryeministrit të Shqipe-risë shtetërore, që disa i thonë; Shqipëri londineze dhe ajo e kryeministrit të sotëm, Edi Rama!
Thonë se kur biesh pran qenit, mbushesh pleshta! Por, edhe një fjalë të urtë e kam lexuar se kur të hysh në debat me të çmendurin, biesh në nivelin e tij!
Ta lëmë këtë, tani kemi lloj-lloj debatesh e polemikash, në mes të shqiptarëve!
Ndër shqiptarë, ka polemika: fetare brenda një feje, ka polemika në mes të feve të ndryshme brendashqiptare, ka polemika në mes të religjiozëve dhe ateistëve, ka polemika në mes të religjiozëve me agnostikët, në mes të agnostikëve dhe ateistëve, LDK e PDK, PS dhe PD, Kosovë me Shqipëri, Kosovë me Iliridë, Kosovë me Luginën e Preshevës, mërgimtarë e kosovarë, apo shqiptarë e mërgimtarë etj.
Këto debate e polemika, janë duke bërë ndarje e çarje të thella, të cilat nuk i bëjnë nder askujt!
Pa u zgjatur, do t’i hy temës dhe, brenda mundësive që i kam, sa më i paanshëm do të jem, në trajtimin e kësaj teme kaq të ndjeshme!
Me këtë reagim, së pari do t‘iu drejtohem gjithë atyre që shahen në mes vete, por edhe: nënës, motrës dhe bijës shqiptare, e cila nxiti debat, Meliza Krasniqi, që reagimi nuk vlen vetëm për te, por për të gjithë ata shqiptarë e ato shqiptare, që mendojnë kaq ngushtë, për njëri tjetrin!
Brenda thonjëzave, do t’i qes shkrimet, qëllimisht, pa i shkruar drejt e, të korrigjuara, por ashtu qysh i kanë shkruar debutuesit!
„ Skam qare pa e thane“, është hyrja e shkrimit të saj, në mediet e shkruara!
Ajo shkruan se në çdo vikend, që po i çitka fëmijët për t’i shëtitur dhe se;
„ Stina e verës ma gerrdite deri ne vjellje këtë rutine time.“
Meliza, ankohet se mërgimtarët po vijkan me;
„disa kerre të shtrenjta që s’e di kurrë se si i blejkan, ato! Se kanë mirëqenie ma te mirë se ne, por, se nuk e doni Kosoven ma shume se na as nuk jeni patriota ma shume se na sepse na jetojme ketu e ju JO.“
Pra, unë mendoj se motra, bija, apo nëna jonë Meliza, e ka gabim, nëse e pengojnë kerret e mërgimtarëve, që janë më të mira sikur të kosovarëve, që jetojnë në atdhe! E ka gabim për dy arsye: Arsyeja e parë është se mërgimtarëve iu duhen, doemos, kerret e forta, sepse vetëm për një vizitë në atdhe, i bëjnë 3000 deri në 5000 km. ( tre mijë deri në pesë mijë kilometra) rrugë. Edhe, ata i blejmë ato kerre, me para në dorë apo me kredi, dhe shkojnë shumë vite derisa t’i paguajnë, ato! E dyta, nuk është e vërtetë se kerret e mërgimtarëve, janë më të mira se të vendorëve, sepse kerret e politikanëve, të beznismenëve edhe të kriminelëve të Kosovës e të Shqipërisë, janë shumë më të mira e më të forta se që janë ato të mërgimtarëve!
Ndërsa, kur e ka fjalën ajo, për patriotizmin dhe dashurinë, ndaj atdheut! Zonja e madhe, Meliza, shkruan se „ju vendorët e duani atdheun më tepër se mërgimtarët“
, që edhe kjo nuk qëndron! Sikur që nuk qëndron, as mendimi, se mërgimtarët e duan më tepër atdheun! Nuk qëndron, sepse nuk mund të ndahemi në vendorë e mërgimtarë! Në të dy grupet ka që e duan shumë, apo pak Kosovën apo Shqipërinë! Dashuria ndaj atdheut nuk matet, as me metër, as me kilo!
Unë besoj, që ata të cilët jetojnë në Kosovë, e duan shumë Kosovën, sikurqë edhe mërgimtarët janë të përmalluar dhe iu mungon Kosova dhe, aty nuk mund ta digjmë se cila anë, më shumë e do Kosovën! Unë e di se shumë mërgimtarë, me gjithë dëshirë do të ktheheshin në atdhe, por në pamundësi përshtatje e punësimi, nuk e bëjnë këtë! Sikur që shumë shqiptarë që jetojnë në Kosovë e Shqipëri, me gjithë dëshirë do ta lëshonin atdheun edhe pse e duan shumë, në mënyrë që ta bëjnë një jetë më të mirë.
Dashuria ndaj atdheut shihet aty, se cili ç’ka bërë për atdheun? Tash; ata që jetojnë në Kosovë e duan Kosovën, pa dyshim, sepse janë duke jetuar aty! Por, edhe mërgimtarët e duan Kosovën, sepse që në ditën e parë kur ikën nga Kosova: ikën nga dhuna e pushtetit serb, për t’i ndihmuar familjet e tyre dhe të gjitha kursimet, të cilat kanë arritur t‘i bëjnë, i kanë dërguar në Kosovë, në familjet e tyre, deri rreth vitit 2005 e, disa nga ata ende të gjitha kursimet i dërgojnë në familjet e tyre, në atdhe! Secili mërgimtar, në forma të ndryshme e ka ndihmuar luftën çlirimtare, me: ushtarë, me medikamente, apo të holla, deri në çlirim.
Sikurqë, mërgimtarët vijnë në atdhe e, i ngasin automjetet, rrugëve të Kosovës e të Shqipërisë, si të çmendur e, që i parkojnë automjetet e tyre kudo e, herë pas here i pengojnë vendorët, ashtu edhe vendorët i bëjnë të njëjtat gabime! Sikur që mërgimtarët flasin për parregullsitë, për korrupsionin, papunësinë, mosfunksionalizimin e arsimit, mosfunksionalizimin e gjyqësorit, mosfunksionalizimin e spitaleve, hajninë e politikanëve, hajninë e mashtrimet e mjekëve shqiptarë e turq, hajninë e mbulesave të shtrojeve në spitale, nga pacientët etj., që zonja Meliza Krasniqi, ankohet! Po ashtu edhe vendorët, flasin për të gjitha këto gabime e parregullsi, që ndodhin në atdhe!
Ajo shkruan;“ me fjalë nuk kryhen punët!“
Por, të mos harrojë, zonja Meliza Krasniqi; motra jonë, bija jonë apo nëna jonë, se jo që me fjalë, por përveç atyre ndihmave që ua kanë bërë familjeve të tyre mërgimtarët edhe ushtrisë çlirimtare, e cila së bashku me miqtë ndërkombëtarë, u realizua edhe çlirimi e pavarësia e Kosovës nga pushtuesi i egër, Serbia! Ata pra, mërgimtarët kanë investuar në ndërtimin e shtëpive, të bizneseve e, plus të hyrat në doganën e Kosovës, të cilat hyjne, e ndihmojnë ndërtimin e rrugëve, spitaleve, shkollave etj! Pra, nga mërgimtarët, kanë përfituar edhe tregtarët e ndërtimtaret, por edhe zyrtarët vendorë, sepse atdheu është i të gjithëve, pa dallim!
Vjen pyetja, se pse bëhen gjithë ato ndeshje në komunikacionin e Kosovës e të Shqipërisë?
Ia them unë: jo vetëm vendorët, por as vetëm mërgimtarët, i bëjnë gjithë ato ndeshje! Ato ndeshje, shumë herë fatale, i bëjmë sëbashku: vendorë e mërgimtarë:
„ Gomari, do gjithmonë të jetë i pari“, thotë populli!
Aksidentet rrugore ndodhin për shumë arsye:
Tejkalimi i shpejtësisë shumëfishoje, pa kontroll,
Ngajtja e kerreve pa patent ose me patent të blerë,
Garat e ngajtësve, se cili shkon më shpejt,
Parakalimi, pa vend,
Tentim pengimi me qëllim, i kundërshtarit, kur ka hy në parakalim etj., që nuk janë vetëm këto arsye!
Ndërsa, Ramize H. Bytyç, i shkruan Melizës, se: „nëse kanë ankesa bashkatdhetarët, pse po vijnë në atdhe?“
Pyetje, pa vend, edhe nga kushërira ime, të cilën nuk po e njohkam! Unë mendoj se mërgimtarët, mund të vijnë kur të duan dhe, sa herë të duan në atdheun e tyre dhe në shtëpitë e tyre! Askush nuk ua ka ndaluar dhe as nuk mund t‘ua ndalojë, derisa nuk bëjnë punë kriminale! Ata, që nuk i duan mërgimtarët, mund t’i përzënë nga shtëpitë e tyre e, jo nga Kosova! Por, edhe mërgimtarët, le të sillen pak më mirë! Të jenë të kujdesshëm e, ta ruajnë ambientin dhe të sillen pak më mirë me vendorët!
Kurse, zonja Zana Avdiu, shkruan se: „ ne as që i presim me dëshirë mërgimtarët, as gëzohemi, as buzëqeshemi!“
Unë, pajtohem me Zanën dhe, as që është, kush i/e detyruar t’i presë mërgimtarët e t’u buzëqeshë, atyre! Mjafton të mos i shajë e të mos i lëndojë, kush! Të mos i rrahin, vendorët, ata, sepse ata s’kanë nevojë t‘u dalë e gjithë Kosova, që t‘i presë me lule e buzë në gaz! Ata, i kanë dhe i presin më të dashurit e tyre; prindërit, motrat, vëllezërit, fëmijët, dajë e nipa, që i presin e, mezi presin të takohen me ta! Për ta gëzohen miqtë e tyre edhe shumë punëtorë e tregtarë, sepse ata kryejnë punë për ta! E ata i paguajnë, këta! Sikurqë, edhe ata, pra, mërgimtarët që kryejnë punë për patronët e tyre europianë e, ata i paguajnë, këta! Kështu është: duart e lajnë njëra tjetrën e, të dyja sëbashku e lajnë fytyrën!
E shoh, se Zana Avdiu, deri në një masë, me të drejtë është e dëshpëruar me gjendjen e tanishme shoqërore e ekonomike të Kosovës! Por, mërgimtarët nuk janë shkaktarë, për këtë situatë. Problemi është më thellë, Kosova, sapo doli nga lufta dhe, vendet e Ballkanit, janë në krizë dhe, nuk është e lehtë të dilet nga kjo situatë! Përveç kësaj, ballkanasit, e kanë korrupsionin në shkallë të lartë, që nuk do të duhej të ishte te ne, sepse shqiptarët dolën nga diktatura më e egër në Europë dhe nga lufta e fundit, të cilën e shkaktoi regjimi, kisha, akademia dhe populli serb!
Ndërsa, del një debatues dhe shkruan, kështu:
„ Diaspora ka nxjerrë Eliza Dushkun, Rita Orën, Dua Lipën, Bebe Rexhën, kurse ne kemi nxjerrë Linda Morinën. Diaspora ka nxjerrë vëllezërit Xhaka, ne vëllezërit Mziu, Diaspora ka nxjerrë Ferid Muratin, ne Burdushin. Diaspora ka nxjerrë Joseph DioGuardin, ne Adem Grabovcin. Shkurt, diaspora që 18 vite ka krijuar pasuri, kurse ne veç varfëri. Ata intelektualë, ne analfabetë. Dhe kush kujt po i shet mend, këtu?“
As me mendimin e tij nuk pajtohem, sepse edhe ky është tendencioz! Por, e keqja, nuk është vetëm kaq; i njëjtë është edhe konflikti e debatet, që për fat të keq, ka edhe gazetarë me emër, që janë involvuar! Në dy vitet e fundit ka debate se kush janë më të këqinj; shqiptarët e Kosovës, apo shqiptarët e Shqipërisë?
Del një kosovar dhe ankohet se në shtetin e Shqipërisë shtetërore, iu bë një e padrejtë, në hotel, në restorant, në polici, në rrugë apo një udhëtar i rastit e kqyri keq apo e shau dhe, thot se „ të gjithë shqiptarët e Shqipërisë, janë të këqinj!“
Më pas, del një shqiptar i Shqipërisë dhe thotë se; „të gjithë kosovarët janë të këqinj!“ Arsyeja mund të jetë e theshtë dhe banale; se një kosovar u soll keq me pronarin e hotelit, të restorantit, në plazh, në disko, apo u soll keq me policin, në rrugë!
Për të mos u zgjeruar; ne shqiptarët, nuk duhet t’i përgjithësojmë gjërat!
Ta marrim në aspektin negativ se; ka nga mërgimtarët, por edhe nga vendorët, që i ngasin automjetet sikur të çmendur dhe jo vetëm që e rrezikojnë jetën e tyre dhe personave, të cilët i kanë brenda automjeteve të tyre, por i rrezikojnë edhe automjetet tjera rreth tyre e këmbësorët e rasti!
Ka nga mërgimtarët, por edhe nga vendorët, që bëjnë gara në rrugë, parakalojnë pa vend, zhvillojnë shpejtësi të tepruar edhe brenda qyteteve e fshatrave si të çmendur, i hudhin mbeturinat kudo, i mashtrojnë klientët e tyre, e të tjera punë të këqia bëjnë, si vendorët, ashtu edhe mërgimtarët! Por, të mos harrojmë, se vendorët e kishin Adem Demaçin, Ukshin Hotin e Adem Jasharin e tj. e, mërgimtarët e kishin; Xhevë e Fehmi Lladrovcin, Hashim Thaçin, Agim Ramadanin e tj. Pra, këta, të gjithë janë tanët, pa dallim të shqiptarëve janë. Ata janë baballarët e të bijtë e këtij vendi! Por, nëse e marrim më gjerë; Gjergj Kastrioti, Nëna Terezë, Ismail Qemali, vëllezërit Frashëri, Fan S. Noli, Papa Kristo Negovani, Hoxhë Tahsini e tj., që të gjithë ishin nga diaspora dhe jetën ia kushtuan atdheut! Sikur që, Hasan Prishtina, Isa Boletini, Shota e Azem Galica e tje, ishin vendorë! Pra, këta janë tanët, që të gjithë, pa dallim, diasporë, vendorë, Shqipëri Kosovë, krishterë a myslimanë, socialistë apo demokratë. Të mos ndahemi, sepse edhe ashtu pak jemi! Edhe më pak kemi mbetur e, do të mbetemi!
Ka edhe tjera synime; ndarja e kombit në dysh, ka pretendime që t’i kemi dy kombe; shqiptar e kosovar dhe dy gjuhë; shqipja dhe pjella e djallit „ kosovarishtja“! Ky është edhe synim i Serbisë, i Greqisë e i Turqisë! Këto tri shtete, kanë synim konvertimin e ndarjen e shqiptarëve! Ne, do të përqendrohemi aty dhe t’i ndajmë në të mirë e të këqinj! Bamirës e keqbërës e, jo në vendorë e diasporë, apo shqiptarë e kosovarë, sepse nëse bëjmë të kundërtën, çojmë ujë në mulli të armikut! Të kemi kujdes, të bashkohemi, ta përkrahim të mirën e, ta luftojmë të keqen! Ky le të jetë synimi.
Kjo është porosia ime, pa as një pretendim dhe ndarje! Që qëllim im është ngritja e urave në mes nesh se, sa për ngritjen e mureve, s’kemi nevojë të organizohemi! Ato, i udhëheqin armiqtë e tane: serbët, turqit, grekët, kriminelët, hajnat, mashtruesit, egoistët dhe injorantët, janë armiqtë kryesorë! Ku je INJORANCË?, ta shpofsha syrin! Ndërsa, injoranca bërtiti:
„këtu jam, në mesin e juaj; në shkolla, në universitete, në parlamente, në diplomaci, në gjyqe, në spitale e, kudo që më kërkoni!“
Kjo, pra, është porosia; të bashkohemi e, t’i luftojmë gjithë këta armiq, sepse mërgimtarët e vendorët, janë një: Njëra anë e plotëson tjetrën, dhe njëra pa tjetrën do të jetë e mangët dhe jofunksionale, shqiptarët e mi, kudo që jeni.