LEGJENDËS SË GJALLË

Drita Kosumi Syla

Tufë poezi nga Drita Kosumi Syla

LEGJENDËS SË GJALLË
( Bacë Adem Demaçit)

Nga burgu në burg
Shumë herë të dërguan,
Qëndrove si lis,
Asnjëherë s’u përkule.

Të ofruan mjaft pasuri,
Të ofruan edhe shumë flori,
Por të gjitha i refuzove ti,
Sepse në mendje shpirt,
E zemër, e kishe drejtësin.

Fole edhe atëherë,
Fole me një grup shokësh,
Kur të tjertë heshtnin,
Të heshtësh, ishte jonjerëzore.

Morali yt shumë i lartë,
Ishte po aq i forte,
Sa vetë veprat tua,
Edhe sa vetë ideali.

Nuk u dorëzove kurrë,
Ishe më i forte
Se lisi, guri e mali,
O Legjendë e gjallë,
O bacë Adem Demaçi!

ËNDËRR DRITE

Fuqishëm stuhitë i kam ndjerë, 
kam provuar buzëqeshje, 
rrugë të vrazhda, 
me dhembje 
e trishtim vjeshte! 
Gjethet me dhembje 
pranë vetes, 
shpirtin e sfilitur 
prej jetës. 
Ëndrrën e lakminë, 
mjegull të trazuar, 
lotin e rrëzuar.
Mëngjeset,
i kam lënë 
mbi 
pikla vese,
me dritën
jam takuar..

ATA TË TRE DIELL-ZGJUAR

(Në 35 vjetorin e rënies së dëshmorëve:
J.Gërvalla, K.Zeka dhe B.Gërvalla)

Ata të tre në tokën e huaj
Me diellin zgjuar folën më heret se ne
U përplasën dhe u grindën
Rrugën t’ia drejtojnë për t’vetin At-dhe!

Në janarin e acartë me ngricë e borë
Korbat e zinj kishin zënë prita
Për Diell Kosove bëhen therorë
Tokës dardane duhet zbardhur drita!

Tri rreze lirie natës i bëtë dritë
Tani pas ca dekadash t’gjallë-n’kujtim
S’mund kush t’u vretë në asnjjë pritë
Emrat tuaj Lapidar që na rrit!

USHTARI

Me pushkë në dorë
Nënën përqafon
do të bëhem rreze e lirisë
për tërë Etninë…

Nuk shkelet tokë e Arbërit
amanet i shkruar në gurë
Kosova lule e gjakut
Bac Ademi shtizë n’Flamur. 

Jam e fjalës dhe e besës
në sy tu dritë do bëhem
lindja Diellit do agoi
një krismë pushke n‘tokë Dardane.

Kosovë, o tokë martire 
fal me shëndet nga Perëndia 
prapë çel lule Antigone
manushaqe mbledhin fëmija…