Legjendat Shqiptare me video e tekst

(Në Pajtim me Prointegra i japim këto legjenda me tekst dhe video)

„Legjenda“ për Shote Galicën

Shote Galica si edhe Tringë Smalja është një personalitet real i njohur për historinë. Por edhe ajo me jetën dhe veprën e saj të veçantë i ka dhënë vetës elemente të personalitet legjendar. Shote Galica kishte lindur në fshatin Radishevë të krahinës së Drenicës në vitin 1895. Që nga viti 1915 kur kishte qenë 20-vjeçare dhe kur ishte bërë bashkëshortja e Azem Galicës e deri në vitin 1927 kur në moshën 32-vjeçare kishte vdekur në Fushë-Krujë të Shqipërisë, ajo për dymbëdhjetë vjet me radhë kishte luftuar me pushkë në dorë si e vetmja femër në mesin e luftëtarëve të çetës së Azem Galicës kundër gjandërmërive dhe ushtrive pushtuese serbe, austro- hungareze dhe bullgare, kurse në vitin 1924 edhe kundër forcave të Ahmet Zogut, i cili pas qëndrimit të tij gjashtëmujor në Beograd si mik i kryeministrit të Mbretërisë jugosllave, Nikolla Pashiqit, ishte fuqizuar prej tij dhe e kishte marrë pushtetin në Shqipëri duke e rrëzuar qeverinë demokratike të Fan Nolit. Aq e mençur, time dhe e vendosur kishte qenë Shote Galica, saqë luftëtarët e çetës së Azem Bejtes pas vrasjes së Azemit nga forcat serbe, shotën e kishin vënë në krye të tyre duke i thënë: Na prij ti o Shote Galica!

Gojëdhënat flasin se Shota si shenjëtare ia kishte kaluar edhe Azem Bejtes. Kështu, derisa një shpend kishte qenë duke fluturuar, bashkëluftëtarët e tij i kishin thënë Azem Bejtes: „Gjuaje atë shpend me pushkë o Azem që të shohim sa shenjëtar i mirë që je!“. Azem Bejta kishte shti me pushkë në drejtim të atij shpendi por plumbi i kishte shkuar huq, gjë që kishte ndodhur rrallëherë! Meqë bashkëluftëtarët e Azem Bejtes e kishin ditur se Shota kishte qenë shenjëtare më e mirë se Azemi, ata i kishin thënë asaj: „Tani provoje edhe ti njëherë o Shotë që ta gjuash atë shpend!“. Meqë Shota me të parën e kishte qëlluar atë shpend   i cili kishte rënë në tokë, bashkëluftëtarët e Azem Bejtes kishin filluar që ta ngacmonin Azemin duke i thënë se: „Shota ta ka kaluar o Azem!“. Kur Shota e kishte kuptuar se bashkëluftëtarët e Azem Bejtes e kishin futur atë me Azemin në garë që pastaj ta ngacmonin Azemin, ajo ishte penduar pse e kishte qëlluar atë shpend, por tani ishte bërë vonë.

Por, fundi i jetës së Shote Galicës kishte qenë i tmerrshëm. Ajo kishte vdekur e sëmurë dhe s`kamur në korrik të vitit 1927 në Fushë-Krujë të Shqipërisë pa  u ndihmuar nga askush.

Interpretimi

  • Historia e Shote Galicës e vë në spikamë figurën madhore të luftëtares shqiptare e cila për çlirimin e vendit ka luftuar si femër e vetme në mesin e
  • Ndonëse Shote Galica është e rrethuar nga ambienti patriarkal i kohës, megjithatë, ajo me mençurin dhe trimërinë e saj, pas vdekjes së të shoqit, Azem Galicës, zgjidhet nga bashkëluftëtarët komandante e çetës.

Tregimi i tillë historik me elemente të legjendës ka rol të theksuar emancipues për shqiptarët

Legjenda e Tringë Smajla

Tringë Smajla është një personalitet real dhe i njohur për historinë. Por ajo me jetën dhe veprën e saj të veçantë i ka dhënë vetës elemente të personalitetit legjendar.

Tringa Smajla kishte lindur në fshatin Kshevë të krahinës së Grudës tani në Mal të Zi. Ajo kishte qenë bija e patriotit të madh Smajl Martinit, i cili bashkë me burra të tjerë kishte qenë në krye të degës së Lidhjes Shqiptare të Prizrenit për krahinën Grudës, dhe i cili pas Kongresit të Berlinit të vitit 1978 i kishte organizuar kryengritjet e Malësisë së Madhe kundër turqve, kundër malazezve e serbëve, duke iu kundërvënë kësisoj aneksimit krahinës së Grudës dhe krahinave tjera shqiptare Malit të Zi.

Në vitin 1880, Smajl Martinit në një betejë kundër turqve i ishin vrarë te   dy djemtë, Zefi më i madhi dhe Gjoni më i vogli. I vetmi fëmijë që i kishte mbetur kishte qenë vajza, Tringa. Por me që ajo kishte qenë vajzë, ai ishte ndier i pa trashëgimtar. Tringa duke e parë se i ati ishte ndier pa trashëgimtar kishte vendosur të mos martohej kurrë, dhe i kishte thënë të atit se „mua do të më kesh edhe vajzë edhe djalë!“. Në vitin 1883 Smajl Martini ishte dënuar me burg nga gjyqi ushtarak turk, kurse vitin 1886 ai ishte syrgjynosur në Anadollin Lindor të banuar me kurd, në vendin e quajtur Denari Bekir ku pas disa vitesh kishte vdekur.

Ndërkohë Tringa ishte rritur, ishte bërë një vajzë trime, e mençur dhe e vendosur. Ishte veshur si mashkull dhe kishte mbajtur pushkë në krahë. Duke paraqitur trashëgimtaren e vetme të Smajl Martinit, ajo ishte ftuar e kishte marr pjesë në kuvende burrash në vend të të atit. Në vitin 1911, Tringa me pushkë në dorë i ishte bashkuar kryengritjeve të Malësisë së Madhe kundër turqve të udhëhequra nga patrioti Dedë Gjo Luli. Por Tringë Smalja s`kishte qenë vetëm luftëtare. Ajo ishte angazhuar edhe për ndaljen e hakmarrjeve dhe gjakmarrjeve në mesin e shqiptarëve, ishte kujdesur e ua kishte lidhur plagët luftëtarëve, si dhe kishte qenë edhe shumë arsimdashëse.

Gjatë viteve 1914/1915, ajo i kishte shitur tërë pasurin që ia kishte lënë i ati dhe me paratë e saj kishte ndërtuar e hapur shkollat e para në gjuhën shqipe në fshatrat Dinoshë dhe Priftën të krahinës së Grudës. Aty kah fundi i vitit 1917, pas një sëmundje të rëndë në moshën 47-vjeçare kishte vdekur në fshatin e saj të lindjes në Kshevë. Varrin e saj në vitin 1920, në shenjë hakmarrje e kishte vandalizuar gjandërmëria e Mbretërisë Serbo-Kroato-Sllovene.

Banorët vendës për ta theksuar rolin e saj të femrës luftëtare, mbiemrit të saj ia kishin dhënë trajtën e gjinisë femërore, duke quajtur atë jo si Tringë Smajli, por Tringë Smajla.

Interpretimi

  • Historia e Tringë Smajlës e vë në spikamë rolin e fuqishëm të femrës shqiptare për çlirimin e
  • Heroina e tregimit historik me elemente të legjendës, nuk është vetëm luftëtare me pushkë në dorë, por ajo është edhe përparimdashëse, ka pajtuar gjaqe midis shqiptarëve, si dhe ka hapur shkolla në gjuhën
  • Heroina e tregimit historik ka bërë sakrifica të mëdha edhe duke mos u martuar kurrë, në mënyrë që i ati i saj, Smajl Martini, të mos ndjehej i pa djalë e i pa trashëgimtar.
  • Tregimi historik ka rol të theksuar emancipues për shqiptarët.

Legjenda e Urës së Shenjt

Legjenda thotë se kishin qenë dikur e një kohë tre vëllezër që ia kishin mësy ndërtimit të një ure mbi lumin Dri në Rrafshin e Dukagjinit. Por derisa tre vëllezërit gjithë ditën kishin muruar, gjithë natën muranat e urës dikush ua kishte rrënuar. Aty pari kishte kaluar një plak i urtë. Puna e mbarë u kishte thënë ai tre vëllezërve. Mbarë paç o plak i urtë, por e kemi një hall e duam me ta treguar. Ne tërë ditën murojmë e dikush tërë natën muranat na i rrënon, i kishin thënë ata plakut. Duhet të bëni kurban u ishte përgjigjur plaku tre vëllezërve. Nesër ajo nuse që do t`ua sjellë drekën duhet t`a murosni të gjallë në muranat e urës! Vetëm pasi ta bëni këtë sakrificë, muranat e urës do të qëndrojnë në këmbë, ato nuk do të rrëzohen më natën dhe ura do të bëhet, u kishte thënë atyre plaku dhe ishte zhdukur.

Te tre vëllezërit ia kishin dhënë besën njëri-tjetrit se grave të tyre s`do t`u tregonin gjë lidhur me murosjen e asaj gruaje që nesër do t`ua sillte drekën atyre. Dy vëllezërit e mëdhenj, duke qenë të pabesë e hileqar, i kishin porositur gratë e tyre po ashtu të pabesa e hileqare, që nesër ato të mos ua sillnin atyre drekën te muranat e urës. Vetëm vëllai i vogël, duke qenë besnik e i pa hile, nuses së tij po ashtu besnike dhe të pa hile s`i kishte thënë asgjë. Kur të nesërmen vjehrra kishte kërkuar që njëra prej nuseve t`ua çonte djemve drekën te muranat e urës, dy kunatat e mëdha ishin paraqitur si të sëmura, kurse kunata e vogël, ajo shpirtbardha, e kishte lënë djalin e saj të vogël në djep dhe kishte marrë udhë drejt muranave të urës për t`ua çuar drekën dy kunetërve dhe burrit të saj.

Kur kunetërit dhe burri i kishin thënë asaj se do të murosej e gjallë në muranat e urës, ajo u ishte përgjigjur atyre: Vetëm ura të bëhet! Por e kam një amanet, me rastin e murosjes sime: „Njërën dorë, njërin gji, njërin sy ma lini jashtë…!“, që kur të më marrë malli për djalin tim të vogël, me njërën dorë t`ia lëmojë flokët, me njërin gji t`i jap të pijë, me njërin sy ta shohë rritën e tij!

Legjenda thotë se pas murosjes së kunatës së vogël ura vërtet ishte ndërtuar, sepse muranat e saj më nuk ishin rrënuar!

Interpretimi

  • Legjenda flet se pa sakrificë , “ kurban”, nuk mund të arrihet asgjë.
  • Se sakrificat për t`u arritur diçka i bëjnë njerëzit e ndershëm dhe besnik si “ kunata” dhe “ kunati i vogël!”.
  • Se “ kunata” dhe “ kunati i vogël!” paraqesin pakicat progresive që i ka secili popull.
  • Se pakicat progresive me vetëdijen e tyre të vetëflijimit kontribuojnë për shumicën e cila pak a shumë është oportune si “dy kunatat” dhe “dy kunetërit” e mëdhenj!.

(Marr nga prointegro)

Legjenda për Oso Kukën

Oso Kuka është një figurë sa historike aq edhe legjendare. Mendohet   se ka lindur në qytetin e Shkodrës diku në fillim të shekullit të 17-të.

Oso Kuka gjatë gjithë jetës s`e kishte lëshuar armën nga dora. Ai kishte luftuar sidomos kundër çetave dhe ushtrive malazeze të cilat i kishin sulmuar viset veriore të Shqipërisë, ndërkohë që luftëtarët shqiptarë për t`i mbrojtur viset e tyre ishin vendosur në formën e çetave të vogla nëpër kullat e fshatrave shqiptare përreth kufirit me Malin e Zi. Njëra nga çetat e tilla kishte qenë edhe ajo e Oso Kukës e cila ishte vendosur në kullën e Vraninës.

Legjenda thotë se në një rast qindra ushtar malazez ishin futur në viset veriore të Shqipërisë për t`i  spastruar ato nga shqiptarët dhe për t`ia  aneksuar Malit   të Zi. Kësaj ushtrie ia kishte zënë pritën Oso Kuka me 24 luftëtarët e tij në kullën e Vraninës. Oso Kuka dhe luftëtarët e tij duke qenë të barikaduar brenda mureve të trasha të kullës kishin rezistuar disa ditë me radhë duke vrarë shumë ushtar malazez. Por edhe luftëtarët e Oso Kukës ishin vrarë një nga një duke mbetur ai vetëm me dy luftëtarë. Ky kishte qenë momenti kur Oso Kuka i plagosur në njërin krah, bashkë me dy luftëtarët e tij të fundit kishte kaluar nga kulla e madhe në “kullën e vogël” ku kishin qenë fuqitë e barotit.

Derisa ushtarët malazez e kishin rrethuar kullën e vogël dhe kishin hipur mbi çatinë saj, Oso Kuka me dorën tjetër të shëndoshë ua kishte vënë flakën fuqive të barotit, nga shpërthimi i të cilave kulla e vogël bashkë me shumë ushtarë malazez ishte ngritur në qiell duke u bërë copë e grimë. Që nga ai moment kulla e vogël ishte quajtur nga populli „kulla e Oso Barotit“!.

Gojëdhënat thuan se era e keqe e mishrave të djegura brenda e jashtë „kullës së barotit“ kishin kundërmuar nga Vranina deri në Shkodër, kurse Oso Kukën e vrarë e kishin çarë i madh e i vogël!

Homeri shqiptar, Atë Gjergj Fishta, duke e përjetësuar aktin heroik dhe legjendar të Oso Kukës në eposin e tij ndër të tjera shkruan:

“Eni, eni o mori shkina, Eni eni o te Vranina,
E t`i m`soni fmijtë mas sodit,
Mos t`i lakmojnë tok`s Kastrtiotit, Se s`u del mirë që besa Zotit!
Ah kadalë Nikollë t`vraftë Zoti, Se këtu i thonë Oso Baroti!”  

Interpretimi

  • Legjenda flet si për aktin heroik të individit, Oso Kukës, ashtu edhe për aktin heroik të grupit, të 24 luftëtarëve të Oso Kukës.
  • Duke pasur parasysh se heroi i legjendës ka emër mysliman, kjo flet se legjenda ka ndodhur gjatë kohëve të sundimit
  • Por legjenda flet se refleksi kolektiv i shqiptarëve për ta mbrojtur vendin e tyre, duke qenë ata me dhjetëra luftëtarë, ka qenë shumë më i vogël se refleksi kolektiv zaptues i forcave malazeze të cilat kanë qenë me qindra në mos edhe me mijëra.
  • Sipas të gjitha gjasave refleksi kolektiv i shqiptarëve për t`i mbrojtur viset e tyre ka qenë i vogël sepse Perandoria Osmane duke qenë serbët dhe malazeztë aleatë të Rusisë, ajo atyre herë drejtpërdrejtë e herë tërthorazi ua ka mbajtur