KONKURS PËR MËSIMDHËNËS/E PËR SHKOLLËN SHQIPE  NË FÜRTH

 Lidhja e Arsimtarëve dhe Prindërve Shqiptarë (LAPSh-i) në Bavari, të Mësimit Plotësues në Gjuhën Shqipe, me një përkushtim të madh e vullnetar, dita-ditës po rrit numrin e nxënësve dhe hapja e klasave të reja.

Këto ditë në saje të Këshillit të Prindërve dhe koordinatorit për në Nyrnberg është hapur pika shkollore në Fürth me rrethinë, në adresën:

Grundschule John-F-
Kennedy-Straße 23
90763 Fürth

LAPSh-i  për këtë pikë shkollore hap konkurs, për një mësimdhënës/e i cili ka leje qëndrimi në Gjermani, konkretisht që jeton në Fürth me rrethinë dhe  ka të mbaruar Fakultetin për Gjuhë dhe Letërsi Shqipe apo Fakultetin Pedagogjik dhe për mësusi.

Për konkurrim duhen të kenë këto dokumentat:

1. Dokumentacioni i duhur në kopje (diploma, vërtetimet e përvojës së punës, leje qëndrimi në Gjermani, certifikatat për kurset e ndjekura etj.).

2. Jetëshkrimi (biografia).Të gjitha të skanuara në pdf dhe të dërgohen te Këshilli i Arsimtarëve të LAPSh-it, në adresën elektronikeemailin: info@lapsh-bavari.de, apo koordinatori@lapsh-bavari.de (tel. 0162 1577774)

Afati i dërgimit të dokumenteve të nevojshëm është deri më datën 25 tetor 2022.

Me respekt

 Kryesia e LAPSH-it në Bavari