Shkruan: Mustafë Krasniqi
PRANË LUMIT INN
Në t ‘përmallshmin mëngjes
i humbur duke ndjekur hijen
n ‘vrap pranë lumit Inn
të gjej prehje n ‘shpirtin tim!
Rrezet m ‘shpuan si shigjetë,
mbi kokën time u përplasën
n ‘luftë me mjegullën
mbi lumin Inn si n’gjarpimë.
Dhimbja ma shprushi mallin
i përlotur n ‘heshtje thash:
Pse atdheu im jetojmë si jetim…
larg teje në mërgim?
Një zë rridhte nga shpirti
për lumin Drin, lumin Buna
isha vetëm n ‘përqafim,
me lotin tim, pranë lumit Inn.
Valët shushuritnin
sikur m’thonin,
të shterura n’lot:
atdheu po u mbetet pa rini
gjuhën e arbrit po e belbëzoni!
O zot do ta harroni
atë gjuhë hyjnore,
që ua fali perëndia,
një valzë e përqafuar
me rreze dielli, me mua
si e përlotur m’tha!
I dehur tremba valët e lumit Inn
flisja me lumin Drin, lumin Buna,
me zë shterur thirra gjuhën time,
gjuhën e bukur t ‘perëndisë!
O atdheu im plak e krenar për mot
n’ heshtje po rrëshqet n ‘harrim
te t ‘pafajshmit fëmijët mërgimtarë
e bukura gjuhë, shqipja hyjnore!
N ‘vrap bregut t ‘lumit Inn
përshëndes kullën e gjyshit
lumin Drin, lumin Buna!
09.09.2023, Rosenheim