Redaksia uraebashkuar.com
Përfaqësuesit e Lidhjes së Arsimtarëve dhe prindërve Shqiptar (LAPSh-i) në Bavari, Mustafë Krasniqi-Koordinator dhe Xhymshit Tafa- nënkryetar, patën një takim pune me drejtorin e departamentit për çështje konsullore z. Hamdi Reçica; i cili pasi i përshëndeti përfaqësuesit e LAPSh-it tha se detyrat e divizionit tonë është ofrimi i shërbimeve konsullore në bashkërendim me misionet diplomatike konsullore të Republikës së Kosovës. Më tej Reçica theksoi se atë kohë sa isha konsull, bashkë me Mustafë Krasniqin ishim ata që i vumë themelet e kësaj nisme për shkollën shqipe në Bavari, duke i falënderuar ata që kontribuuan në këtë drejtim. Kujtoj mbajtjen e Kuvendin e LAPShi, kuvend i cili ishte me sfida të mëdha por që ia dolëm dhe uroj që ky rrugëtim të ketë ditë e më tepër suksese! Sa i përket përkrahjes time dhe të institucionit që e përfaqësoj do të keni gjithmonë përkrahjen institucionale, jo vetëm ju por të gjitha shkollat kudo që janë në mërgatë-diasporën shqiptare. vlen të ceki se qeveritë tona janë të përkushtuar ta ndihmojnë mërgatën, konkretisht shkollën shqipe tha Reçica.
Pas fjalës së Reçices, Krasniqi njoftoi drejtorin për sfidat e LAPSh-it dhe u ndal konkretisht te mbajtja e konkursit të diturisë, i cili u mbajte më 14 korrik 2024 në Mynih. Në pjesëmarrje të këtij konkursi kemi pasur klasa garuese të dy niveleve, të nivelit të parë më 19-të klasa dhe të nivelit të dytë me 11-të klasa. Përpos pyetjeve me shkrim kishte edhe pyetje me gojë dhe ato logjike, mes grupeve të ndara të cilët ishin përball njëri-tjetrit. Kemi pasur konkurrim edhe në recitim dhe për vizatimin më të mirë . Kështu që emocioni i këtij konkursi ishte nga vet përcaktimi i logos ” Ne jemi më të mirët, tha Krasniqi!
Për të gjithë nxënësit pjesëmarrës në konkurrim u ndan certifikata dhe nga një stilolaps me logon e LAPSh-it Për finalistët, përpos certifikatave u ndan si shpërblim edhe nga një libër, të sponzoruar nga Qendra e Botimeve për Diasporë (QBD-ja), përmes Konsullatës së Republikës së Shqipërisë. Mirënjohje u ndan edhe mësimdhënësve të cilët dhanë kontribut në përgatitjen e nxënësve për konkurrim. Pjesëmarrësit në këtë eveniment kryesisht ishin prindër, të cilët u ndan të kënaqur dhe të emocionuar për këtë aktivitet madhështor, njëkohësisht dhe vlerësuan punën e palodhshme të LAPSh-it për kontributin e dhënë në ruajtjen e gjuhës dhe kulturën kombëtare shqiptare.
Krasniqi foli edhe për përmbylljen e vitit shkollor, vit i cili u përmbyll me sukses dhe për nxënësit të cilët kanë vijuar mësimin plotësues në gjuhën shqipe u ndan dëftesat dhe e njofi Reçicën se në gjysmën e tetorit, sipas planin vjetor, do të organizojmë mbajtjen e seminarit të radhës.
Xhymshit Tafa, duke falënderuar Reçicen për pritjen dhe kontributin që ka dhënë për LAPSh-in, sa ishte konsull, përpos tjerash foli për sfidat dhe suksesin e LAPSh-it, i cili ndër të tjera tha: Ne kërkojmë përkrahje nga Qeveritë tona shqiptare të dy shteteve, të Republikës së Shqipërisë dhe të Republikës së Kosovës, që ato përmes përfaqësive konsullore të gjejmë modele më të avancuara për ngritjen e vetëdijesimit të bashkëkombësve, për t’i dërguar fëmijët në mësimin plotësues në gjuhën shqipe. Por, ajo që është më e domosdoshmja dhe e ngutshmja është gjetja e fondacioneve të sigurta për pagën e mësimdhënësve. Sepse ditë e më tepër po vije duke u shtua numri i klasave dhe rritja e numrit të nxënësve, ku nga shtatori presim edhe hapje të klasave të reja.
Me gjithë angazhimin e kryesisë së LAPSh-it, që është një angazhim krejt vullnetar, e cila po përpiqemi ta ngritim nivelin e vetëdijes te bashkëkombësit, për të pasur sa më shumë fëmijë në bankat shkollore me mësim plotësues në gjuhën shqipe. Duke ju falënderuar disa shoqatave, konkretisht Fondacioni “Besa” e cila është njëra ndër kontribuueset kryesore, si dhe shoqatave tjera, biznesmenëve dhe bashkëkombësve që po kontribuojnë për shkollën shqipe.
Ne, po arrijmë ta mbajmë të suksesshëm frymën e shkollës shqipe, duke hapur klasa të reja në bashkëpunim me prindër dhe Këshilla të Prindërve. Megjithë angazhimin e madh dhe sfidues, ky numër nuk është i kënaqshëm me numrin e atyre nxënësve që duhet të jenë të pranishëm në mësimin plotësues. Mirëpo, ajo që na mundon për të ardhmen është frika se dikur shoqatat, bizneset mund edhe të lodhen dhe për këtë, në bashkëpunim me konsullata tona, të kërkojmë të gjejmë fonde të sigurta, tha Tafaj.
Në fund të takimit Krasniqi, pjesëmarrës i seminarit, falënderoj mbajtjen e Seminarit të XVII Mbarëkombëtar me Mësuesit e Gjuhës Shqipe dhe të Kulturës Shqiptare në Diasporë, të organizuar nga Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit të Republikës së Kosovës, në bashkëpunim me Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës dhe Ministrinë e Arsimit dhe Sportit të Shqipërisë dhe me Mësuesit e Gjuhës Shqipe dhe të Kulturës Shqiptare në Diasporë, me temën: “Metodologji të mësimdhënies së gjuhës shqipe dhe të kulturës shqiptare në diasporë e në mërgatë”. Duke shtuar se në të ardhmen do të ishte mirë që të jetë një datë jo lëvizëse ku edhe mësimdhënësit e LAPSh-it në Bavari të kenë mundësi të jenë të pranishme në këtë seminari. Sepse kjo Republikë, Republika e Bavarisë, në kalendarin e saj nxënësit i lëshohen në fund të korrikut dhe, mu për këto arsye mësimdhënësit e shkollës shqipe e kanë të pamundur të jenë të pranishëm në seminaret e organizuara në mes të korrikut.
Takim u përmbyll me shpresë se e ardhmja e shkollës shqipe në Bavari do të ketë përkrahje institucionale, aq sa i lejohet!