MENDONI PËR VOTËN TUAJ

Shkruan: Mustafë Krasniqi

Ta ruajmë lirinë e fituar,
nga gjaku i dëshmorëve,
tri shkronjat e arta të UÇK-së,
është obligim, përgjegjësi morale!

Ta fyesh gjakun e dëshmorëve,
tri shkronjat e arta të UÇK-së,
të prodhosh heronj të paqenë
përdhos besën për bashkimin e kombit.

Sot, për karrige e pushtet,
krijohen mite, idhull të rremë,
luftohet liria në emër të lirisë
tri shkronjat e arta nga dështakët,
Për pushtet çirren si majmuna
Shahen e fyhen pa edukatë.

Në emër të popullit kërkojnë votën
fshehin turpin duke sharë tri shkronjat,
ju dhuruesit e votës
mos bini në pusin e turbullt
mendoni me kokën tuaj
të mos ju mashtrojnë sharlatanët.

Mos u besoni sharjeve,
atyre që për emër heroin,
luftëtarin e lirisë,
dikur ma thirrën hajdut,
m’i vunë emrin drogirashë.

Mos e mallkoni votën tuaj,
ta poshtëroni kuvendin,
me ata që kanë dy fytyra,
për pushtet që shesin edhe bythën!

Mendoni për votën tuaj,
që vota të mos u mallkoj!