FTESË

Shoqata BKSA “Shqiponja” në Rosenheim të Gjermanisë bënë promovimin e monografisë të autorit Mustafë Krasniqi me titull “Shkolla Shqipe në Republikën e Bavarisë – ndërgjegje e atdheut”.
Të ftuar në këtë aktivitet janë dashamirët e librit, ish nxënësit, miqtë dhe bashkëpunëtorët e autorit. Me pjesëmarrjen tuaj do ta nderoni librin dhe njëkohësisht do të kemi rastin të flasim për rritjen e numrit të nxënësve. si dhe për hapjen e shkollave shqipe.
Kjo monografi ka për qëllim të pasqyron një mori faktesh dhe dëshmish që dëshmojnë përkushtimin e madh në ruajtjen dhe kultivimin e gjuhës shqipe, si dhe përpjekjet për sensibilizimin e saj, në bashkëpunim me institucionet tona Shqiptare, të Republikës së Së Shqipërisë dhe të Kosovës, përmes tyre dhe me dy konsullata në Munih.
Promovimi i monografisë bëhet më 9 maj 2026 në ora 16:00, në adresën:
Rauthausstr 24
83022 Rosenheim
Ju mirëpret Shoqata “Shqiponja” në Rosenheim- Mirë se vini!