Shkruan: Isuf Ismaili
Për ty i madhi Dritëro qau Shqipëria,
Se ti për të flakë dashurie ishe,
Në çdo faqe Nënë Shqipëri shkrove,
Dhe kurdoherë mirësi na fale.
Në ndërgjegjen shqiptare mal i rrënjosur,
Qëndron gjithmonë, ashtu i pamposhtur,
Vepra jote, përkushtim i Atdheut,
Aortë e frymëzimeve të shpirtit.
Dritë, dritësove në botën shqiptare.
Në rrugën e bashkimit pishtar u bëre,
Fjala jote mjaltë e dashurie,
Në shtëpi zogj shqipesh mblidhje.
Botës shqiptare dashuri e frymëzime i dhe,
Në qiellin arbëror vepra gjithnjë do jetojë,
Se ajo kujtesa e ndërgjegjes së tij është,
Se është brumë i bashkimit të Shqipërisë.
Njerëzimit i fale yllin e ngadhënjimit,
Punëtorit, fshatarit ia fale dashurinë,
Për tokën u betove, se kokën e lë,
Dhe femrën e çmove, si gjysma e njerëzimit.
Ti jetën me afshin e zemrës e deshe,
Siç e doje gruan me ëmbëlsinë e shpirtit,
Për Atdheun zjarr dashurie kishe,
Dhe mal shpirtëror është vepra jote.
05.02.2017
Dritëro o dritë, fjalë e shpirt
Shtrëngatës atdhetare shkëndija i ke dhënë,
Në rrugën shqiptare kërkove bashkim,
Dhe vështrove qartë, se shpirti të bënte dritë,
Marshove drejt fitores me yllin ngadhënjim.
Në fjalë dhe në vepër farë pajtimi kishe,
Ura bashkimi ngado ti ndërtove,
Shqipërinë tejpërtej me zjarr e deshe,
Dhe shpirti për Kosovën të digjte.
Kosovën e quaje Shqipëri përtej Drini
Dhe himnin e bashkimit ti vetë qëndise
E zëri të buçiti me fjalën dashuri
Dashuri e bashkimit o Nënë Shqipëri!
Për ty s`kishte ndarje, s`kishte as kufij,
Çdo pëllëmbë shqipesh është Shqipëri
Të gjithën e mbulove me plot hijeshi,
Ta mbledhim në një, na e le porosi.
09.02.2017