AFRIM ZHITIA – YLLI I LIRISË

Nga Mali Mrasori

YLLI I LIRISË

Në t’bardhën dritë t’shpirtit tand
nji dritë e moçme çilet,
Porsi flaka që s’ndalet kurrë
për dheun tand qe digjet.

Lindi djalë n’Llugë të Llapit,
ku rrânje te thella lisat kan,
Ku fjala nderit asht ligj i vjetër,
ku shpirti e besa në gjak janë.
Në vit të largët, t’nji moti t’egër,
N’Llugën e madhe, n’tokë t’shenjtë,
Qamilja n’krahnor djepin lëkundë
e fati n’gjuhën amë i foli drejtë.

Ai djalë qi u rrit me besë,
qe shqipe ka pas zan n´i za,
qe n’dritë t’lirisë u ba betim,
e kurrgja tjetër s’ka dashtë me pa.

Në flakë t’gjakut t’parëve ke ecë,
si bjeshka e rreptë, me nder e besë
nji zjarr zemre n’errësinë ke ndezë,
me fjalë e pushkë, liri me derdhë.

Në gurët e qelisë t’burgut të huej
gjymtyrë hekuri qe kurrë s’u thyen
As dhimbjen trimi kurrë s’e njohi
Veç n’za t’kthjelltë nji kangë lshoi:
“Dardani, jam biri joti!”

T´i ndrruen vitet, po shpirtin s´munden,
se ligji s’ta mbërthente dot besën,
shtatin ta mbyllen, po jo edhe zanin,
se liria s’pranon pranga e as heshtjen.

E kur armikut pushka i ushtoi,
Në Breg Dielli, dielli u njit,
Gjaku i yt e shkroi në tokë
si betim i shtrenjtë n’kit ditë.

N’Prishtinë u ndez një flakadan,
dy zemra trimash, me pushkë në dorë,
n’Breg t’Diellit, u ba kushtrim,
gjakun e derdhën për flamur n’borë.

N’errsinë e robnisë ata u çuen,
si rrufe në qiell t’përgjakun ranë,
se liria s’vjen pa gjak e dhembje,
por veç dy zemra që kurrë s’u ndanë.

Prandaj sot toka i mban me nder,
emni i tyne s’harrohet kurrë,
se kush për liri e fali jetën,
n’zemrën e kombit rron si burrë!

Afrim Zhitia, emën i madh
s’kërkoi medalje, s’kërkoi lavdi,
Por jetën ia fali Kosovës nanë
lapidar në zemër të saj ka mbi.

Ti s’ke vdek, o, trim i ri,
je ba flakë e kuqe e lirisë,
porsi hana mbi Prishtinë
rrnon për jetë në zemër t’saj!

Lavdi për jetë, o gjak i ri
lufta jote s’mbet pa za,
Se mbi ty u rrit një komb i tanë
e n’dritën tande mban kryet naltë!

Je shkrue n’kohnat që nuk harrohen,
n’zemra t’popullit si gurë kristal,
se gjaku yt rrajë ka lëshue,
në dheun tonë, për mos me u shue!

Si rrfe n’terrin e robnisë ke ardhë,
nji flakë e shenjtë për tokën nanë,
në ball t’luftës, burrë e besëtar,
nji emën t’pashue për lirinë ke lanë.

Me shpirt t’çelikët e zemër t’përvlueme,
rrugën e trimave me gjak e ke shkrue,
nji besë te madhe ndër breza dha,
n’shpinë t’armikut si rrfe ke ra.

E sot Prishtina t’bân me kreni,
Llapi e Lluga, fusha e mali,
se gjaku yt e rriti lirinë,
se gjak e besë kurrë nuk fali!

Me vetëdije burrash rrugën e nise,
pa droje, pa kthim, si flakë në stuhi,
kazermës ia ktheve rrobat me postë,
e armikut ia çove pushkën përmbi.

E sot historia emnin ta shkruen,
me shkronja gjaku, me shkronja drite,
se ai që lirinë me shpirt e don,
n’rrugën e shqipeve pa frikë shkon!

Pak vjet jetove, po shekuj le pas,
me zemër qelik, me shpirt si flakë,
se pesha e gjakut e rând për liri,
n’shtatin tand u ba betimi i lartë.

Lavdi përjetë emnit te shtrenjtë,
n’kangë e n’zanin e shqipeve rron,
se ai që jetën për tokë e fal,
n’zemra t´rinisë bahet ideal.