Evropë, ju po mbroni një shtet kriminal, barbarë dhe padrejtësisht dikur keni copëtuar Shqipërinë e Skënderbeut, djepin e ilirishtes e të qytetërimit.
Shkruan: Mustafë Krasniqi
Janarit na rikujton rënien e bijve të kombit, të atyre që i dhanë shpirt bashkimit, ruajtjes së identitetit, të atyre që i dhanë fuqi dhe shpresë kombit shqiptar: se ky komb nuk shuhet kurrë.
Ky zë i fuqishëm dikur e trembte armikut, pushtuesin e trojeve shqiptare e nuk i linte shpresë atyre që mendonin të jetë zot i Arbrit, tokave iliro-shqiptare. Ai që kumbiste me këtë zë trimërie e përcillnin malet, brigjet, fushat, lumenjtë dhe gurrat, ishte zëri i heroi kombëtar i të gjitha kohërave Gjergj Kastrioti – Skënderbeut. Ai, i cili pas të gjitha fitoreve, në luftë kundër ushtrisë otomane, qëndroi si lis i pamposhtur deri më 17 janar 1468, kur dhe vdekja e mori në qytetin e kuvendit të bashkimit, në Lezhë.
Më 17 janar të vitit 1982, nga dora e zezë, në Untergrupenbach të Gjermanisë, nga një atentat i pamëshirshëm të kryer nga shteti kriminal, i asaj kohe ish – Jugosllavia, qëlloj mbi tre martirët e kombit, vëllezërit Jusuf e Bardhosh Gërvalla dhe Kadri Zeka.
Pushteti kriminal ngriti gotat e gëzimit, mendoi se me këtë atentat do ta shuante ëndrrën e shqiptarëve, për të jetuar të lirë e të bashkuar në një komb. Përkundër këtij atentati të janarit, gjaku i këtyre martirëve të kombit u shndërrua në forcë dhe nga kjo forcë u kalitën shumë idealist dhe vazhduan rrugën e lirisë deri në lindjen e UÇK-së.
Edhe pse gjatë rrugëtimit kishte pengesa nga të përgjumurit, rruga e idealistëve s’u ndal, ajo kishte të vetmin qëllim: lirin, bashkimin e kombit. Sepse, ky ishte amaneti i Jusufit, Kadriut, Bardhoshi, i Rexhep Malës e i Nuhi Berishës, Afrim Zhitisë e i Fadil Vatës , i Adem Jasharit dhe i Zahir Pajazitit, Xhevë e Fehmi Lladrovcit e i shumë e shumë dëshmorëve dhe heronjve të kombit, të cilët ranë në altarin e lirisë.
Shembulli i tyre ishte fuqi i brezave që po vijnë, që nga gjaku i tyre e gëzojnë lirin. Sot, kur ndalemi pranë shtatoreve të tyre, kuptojmë se sa me fat ishte kombi ynë shqiptar, që kishte vasha e djem, që i dolën zot atdheut me penë dhe pushkë, pa e kursyer as jetën e tyre. Rruga e tyre drejt lirisë nuk u ndal kurrë, ajo kulmoj me luftën çlirimtare të UÇK-së dhe politika shqiptare, kudo që është, të jetë më e përgjegjshme në brojtjen e amanetit, gjakut të dëshmorëve!
Edhe një shtatore e merituar u ngrit në Gjilanin e trimërisë, pikërisht në 42 vjetorin e rënies së Kadriut me shokët: Jusufin dhe Bardhosh Gërvallën, në edicionin e 33-të të manifestimit mbarëkombëtar “Flaka e Janarit”. E cila u shndërruar në një fanar kushtuar heronjve të Kosovës, të atyre që u përballën me falangat çetniko- serbe; Të atyre që i thanë botës së qytetëruar dhe Evropës hilegjike, se: ju po mbroni një shtet kriminal, barbarë dhe padrejtësisht keni copëtuar Shqipërinë e Skënderbeut, djepin e ilirishtes e të qytetërimit. Në sytë e juaj keni lejuar, këta barbarë çetnikët serb të vrisnin popullatë të pafajshëm edhe fëmijë. Edhe sot prapë po ju sfidon, duke mbrojtur krimin dhe kriminelët, duke mbrojtur luftën e padrejtë të Putinit kundër Ukrainës. Ju prapë po e përkëdhelni, sikur po ia keni frikën, në vend se ta dënoni bashkëpunëtorin e kriminelit të Milloshoviqit- Vuçiçin dhe shtetin kriminal të Serbisë, ju dënoni Kosovën, ushtaren e lirisë.
Mbahu nënë mos ki frikë/ Se ke djemtë në Amerikë, thoshte Noli, ndërsa sot kemi dy ushtri, një popull që nuk e pranon robërinë, një mërgatë e gatshme kurdoherë. Por, edhe Evropa le ta kuptoj njëherë e përgjithmonë se ne, pasardhësit e ilirishtes nuk mund të jemi viktimë e Evropës së përplasur në padrejtësi, kundër Shqipërisë Etnike.
Shtatorja e Kadriut dhe e heronjve tjerë janë shembulli se si do të mbrohej atdheu, Shqipëria e bashkuar dhe në pllakën e shtatores së Kadri Zekës janë gdhendur fjalët dhe mendimi i tij: “Bashkimi politik i shqiptarëve është kusht për ta fituar lirinë”